GazetaMax
Lajme

Danillovski: Covid-19, praktikisht ka përfunduar

Shkup, 13 Janar – Nënvarianti “Kraken” i Omikronit përçohet shumë lehtë, por nuk shkakton simptomatologji të vështirë. Epidemiologu Dragan Danillovski e sheh si normale paraqitjen e nënvarianteve të reja, për një sëmundje që shkaktoi pandemi globale, por thotë se rreziku ka kaluar.

“Pavarësisht paraqitjes së nënvarianteve të reja, pandemia praktikisht ka përfunduar. Tani mbetet që Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe formalisht të shfuqizojë të ashtuquajturin alarm global. Karakteri i viruseve të tilla është që të krijohen në vazhdimësi nënvarinate të reja që të mbijetojnë, por pa pasur rrezik për shëndetin kolektiv.”, – deklaroi epidemiologu, Dragan Danillovski.

Danillovski thotë se tani pasojat në shëndet nga ndotja, kërkojnë reagim më imediat se nënvariantet e kovidit.

“Tani e tutje sfidë kronike e sistemit shëndetësor do të mbetet ndotja e ajrit dhe pasojat shëndetësore nga mosparandalimi i ndotjes.”, – theksoi epidemiologu, Dragan Danillovski.

Sa i përket vaksinimit, thotë se mjafton vetëm vaksinimi i grupeve të rrezikuara.

Related posts

Sulmohet dhe ndalohet bashkëregjisori i dokumentarit fitues të “Oscarit”, palestinezi Ballal

Gazeta Max

Fatmir Dehari uron fillimin e vitit të ri shkollor: “Le të jetë kjo ditë fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm drejt dijes”

Gazeta Max

Rruga Pallaticë – Tetovë po merr formë, Sejdiu: Po punojmë intensivisht

Gazeta Max