GazetaMax
Lajme

Daut Beqiri: Përkrahja e qytetarëve na jep forcë – Haraçina do të menaxhohet me përgjegjësi dhe standarde europiane

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe që po merr nga qytetarët, duke e cilësuar këtë përkrahje si forcë shtesë dhe motivim për të vazhduar rrugën drejt ndryshimeve të mëdha.

“Përkrahja juaj kaq e madhe na jep forcë dhe motivim të vazhdueshëm! Qytetarët e Haraçinës e kanë parë shpresën dhe besojnë në aftësinë, dijen dhe guximin që kemi si ekip,” u shpreh Beqiri.

Ai theksoi se ekipi i tij është i vendosur të udhëheqë me përgjegjësi dhe transparencë, duke u fokusuar në projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të banorëve.

“Ne jemi të vendosur ta menaxhojmë komunën me përgjegjësi, të tregojmë rezultate konkrete dhe ta bëjmë Haraçinën një vend me standarde europiane,” shtoi ai.

Sipas Beqirit, vizioni për Haraçinën është i qartë: zhvillim i qëndrueshëm, infrastrukturë moderne, kushte më të mira për arsim dhe shëndetësi, si dhe më shumë hapësira të shfrytëzueshme për qytetarët.

“Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë!” përfundoi kandidati i VLEN-it.

Ky mesazh shihet si një sinjal i fuqishëm për qytetarët e Haraçinës, të cilët po kërkojnë ndryshime reale dhe menaxhim të përgjegjshëm, duke e parë Beqirin si alternativën e duhur për të udhëhequr komunën drejt një perspektive të re evropiane.

Related posts

30 policë kufitarë në Bllacë ndodhen nën masa hetimore

Gazeta Max

Tronditëse: Për një vit rresht kryen marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçare- ky është 58 vjeçari që u arrestua nga policia

Gazeta Max

EShS do ta ketë vështirë ta kapërcejë problemin e mungesës së kuadrit

Gazeta Max