GazetaMax
Lajme

Davidoviq: Nuk jemi të kënaqur me gjykimin për “Parcelat në Vodno” do ta apelojmë brenda afatit ligjor

Shkup, 21 prill – Absolutisht nuk jemi të kënaqur dhe do ta apelojmë  gjykimin brenda afatit ligjor,  kur të marrim korrigjimin me shkrim dhe kur t’i analizojmë  arsyet për shkak të të cilave është sjellur gjykimi, deklaroi avokati Zvonko Davidoviq, pas gjykimit të sotëm për rastin “Parcelat në Vodno” në të cilën Sasho Mijallkovit  i ishte shqiptuar dënim me burg prej një viti për “ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe të ardhura tjera nga vepra ndëshkuese”.

“Sot gjykatësi i numëroi arsyet dhe disa herë gaboi. Ja konkretisht  asnjë lëndë, flas për klientin tim, asnjë lëndë  nuk ka përfunduar,  dhe kjo që ende janë në vijim procedurat  nuk do të thotë se duhet të jetë arsye për ashpërsim të dënimit, veçanërisht  edhe për të akuzuarit tjerë ka procedurë të cilat janë në vijim. Por këtë do ta diskutojmë para Gjykatës së Apelit”, tha Davidoviq.

Ai shtoi se ajo që nuk u ka pëlqyer është dënimi, i cili është më i rëndë se ata që kanë kryer pastrim parash, dhe ndihmësi, siç tha ai, “kinse është dënuar më rëndë për pastrim parash se ata që kanë kryer veprën penale”.

“Por sido që të jetë, ajo që ne vazhdimisht e kemi theksuar gjatë procedurës dhe do ta paraqesim para Gjykatës së Apelit, është se nuk ka pasur prova materiale për një aktgjykim të tillë, për klientin tim, dhe se është fjalë për fjalë në dëshminë e një dëshmitare e cila fjalë për fjalë ishte diskredituar dhe së cilës i është konfiskuar pjesa më e madhe e pasurisë. Ju jeni në dijeni në sallën e gjyqit për konfiskimin e pasurisë dhe konfiskimin e pasurisë nga të gjithë të pandehurit dhe dëshmitarët e tjerë përveç klientit tim, prandaj gjykoni vetë”, tha ai.

Për këtë rast, Këshilli Gjykues sot e dënoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me shtatë vjet burg për akuzat për pastrim parash dhe përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë. Kumbari i tij Risto Novaçevski u dënua me dy vjet me kusht, biznesmeni Nenad Josifoviq me dy vjet dhe Jordan (Orce) Kamçev me një vit burg, të cilët po ashtu akuzohen për “pastrim parash”.

Related posts

Debati për propozim buxhetin vazhdon nesër, refuzohen 4 amandamente

Gazetamax.mk

Takim Osmani – Dendias në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Gazetamax.mk

Lënda “Target Fortesa”/ Jankullovskës i vjetërsohet lënda pas 20 viteve

Gazetamax.mk