GazetaMax
LAJME

Debat shkencor-profesional për sigurinë publike dhe private

Shkup, 22 shtator – Debat shkencor-profesional në temën “Siguria publike dhe private përmes koordinimit dhe bashkëpunimit në parandalim të përbashkët të rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë” do të mbahet sot në Fakultetin Filozofik në Shkup në bashkëorganizim me Odën e Sigurimit Privat.

Siç paralajmëroi Fakulteti Filozofik, debatin do ta hapë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa fjalim të tyre do të kenë edhe dekani i Fakultetit, Ratko Duev dhe kryetarja e Odës, Verica Milevska Stefanova.

Fjalim të tyre në debat do të kenë edhe drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike të MPB-së, Sasho Tasevski, prodekani i Fakultetit, Oliver Bakreski, dekani i Fakultetit të Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studime të Sigurisë nga Sarajeva, Jasmin Ahiq dhe sekretari i përgjithshëm i Odës, Sanja Kermetçieva.

“Koordinimi është sfidë serioze për sektorin e sigurisë në një shtet dhe pyetje kyçe që parashtrohet nuk është pyetja: ‘A nevojitet koordinim dhe bashkëpunim’?, që gjithsesi është pyetje e rëndësishme, por pyetja: ‘Si realizohet koordinimi i nevojshëm?’ Analizimi i çështjes për koordinimin veçanërisht është punë komplekse dhe e rëndë, sepse pasqyrohet me pajtueshmëri të madhe dhe specifikë për çka do të flitet në debatin në Fakultetin Filozofik”, thuhet në kumtesë.

Debati, siç shtojnë nga Fakulteti, do të përfaqësojë edhe promovim të librit “Sigurimi publik dhe privat – koordinim dhe bashkëpunim’ i cili është rezultat i studimit hulumtues që përmban rezultate nga projekti hulumtues të cilin e mbështeti Oda e Sigurimit Privat, ndërsa e realizoi ekipi nga Fakulteti Filozofik në Shkup në përbërje Oliver Bakreski, Marjan Gjurovski dhe Leta Barxhieva Miovska, të cilët janë autorë të librit.

“Nevoja e bashkëpunimit dhe e koordinimit të sektorit të sigurisë është më se e rëndësishme dhe veçanërisht e shprehur gjatë përballjes me situata të sigurisë, duke përfshirë edhe aspektet në lidhje me krizën shëndetësore të shkaktuar nga pandemia me Kovid-19 nga aspekti i punës së rregullt, me përgjegjësi dhe legjitime, si dhe punë sipas protokolleve specifike shëndetësore”, shtojnë nga Fakulteti.

Related posts

Varheji: Ballkan i Hapur është një mundësi për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së

e-max

Gjobitet nga policia, shoferi që lëvizte me shpejtësi 208 km/h

e-max

Angellovska-Bezhoska: Bankat Qendrore janë të fokusuara në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve

e-max