GazetaMax
Lajme

Debati për propozim buxhetin vazhdon nesër

Shkup, 20 dhjetor – Në Kuvend vonë pasdite është ndërprerë debati për propozim-buxhetin shtesë për vitin 2023, për të cilin për të dytën ditë me radhë deputetët po debatojnë. Vazhdimi i tij është caktuar për nesër në orën 12:00.

Propozim-buxheti për vitin 2023 është gjetur para deputetëve pasi Qeveria e miratoi tekstin pas amendamenteve të pranuara në Komisionin amë kuvendor.

Për pushtetin, ai është i zhvilluar, realist dhe është përgjigje e krizës energjetike, me mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë dhe do të sigurojë stabilitet ekonomik. Opozita, megjithatë mendon se buxheti i propozuar është jorealist, inflacionist, shpërdorues dhe i rrezikshëm, i mbushur me flukse donacionesh e kredish dhe se përbën një vjedhje masive të parave të popullit.

Shpenzimet e përgjithshme në Buxhetin për vitin 2023 janë planifikuar në vlerë prej 324,8 miliardë denarë ose për 36,3 miliardë denarë më të larta në krahasim me Buxhetin për vitin 2022. Deficiti i projektuar për vitin 2023 në vlerë prej 42,7 miliardë denarë si dhe shlyerja e borxhit në vlerë prej 52,1 miliardë denarë, prej të cilëve borxhi i jashtëm në vlerë prej 36,5 miliardë denarë dhe borxhi i brendshëm në vlerë prej 15,6 miliardë denarë. do të financohet me huamarrje të brendshme dhe të jashtme.

Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski e ndërpreu debatin për Propozim-buxhetin shtesë për vitin 2023, i cili do të vazhdojë nesër në ora 12:00.

Related posts

Biden paralajmëron botën: Do të ketë krizë për bukë

Gazetamax.mk

Qeveria do të mbajë seancën e 52 të

Gazetamax.mk

Bushi: Ali Ahmeti bën më të mirën për të gjithë shqiptarët

Gazetamax.mk