GazetaMax
Lajme

Delegacioni i BE-së e dënoi incidentin në Ohër

Shkup, 20 janar – Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në vend ka dënuar të gjitha aktet e dhunës, si ai në Ohër dhe pret që autoritetet ta hetojnë rastin në fjalë.

“Dënojmë të gjitha aktet e dhunës si ky. Presim që autoritetet ta hetojnë sa më shpejt rastin dhe autorët t’i nxjerrin para drejtësisë”, thonë nga Delegacioni i BE-së në pyetjen e MIA-s për koment lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Ohër.

Policia sot ka arrestuar tre banorë të Ohrit të dyshuar se mbrëmë fizikisht e kanë sulmuar një bashkëqytetar të tyre në një objekt hotelerik në Ohër.

Siç bëri të ditur MPB-ja, nëpunës policor nga SPB Ohër në kuadër të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në koordinim me PTHP të Ohrit për zbardhjen e rastit mbi sulmin fizik ndaj 21-vjeçarit nga Ohri, H.P., kanë arrestuar personat S.K., S.K dhe I.S. nga Ohri.

Paraprakisht, zëdhënësi i SPB të Ohrit, Stefan Dimoski tha madje për MIA-n se mbrëmë rreth orës 22:30 në polici është raportuar se tre të arrestuarit, fillimisht brenda dhe më pas jashtë objektit hotelerik, kanë sulmuar fizikisht personin me inicialet H.P., i cili ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara nga ana e Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit, me çka i është ofruar ndihma mjekësore.

Incidentin në fjalë e dënuan presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri Bujar Osmani, si dhe kryeministri bullgar Galeb Donev, madje presidenti bullgar Rumen Radev dhe Ministria e Punëve të Jashtme bullgare.

Related posts

Përmbaruesit arkëtojnë më shumë se 63 milionë euro në gjashtë muaj

Gazetamax.mk

Thellohet skandali me mjekun pa diplomë, 33 vjeçari kishte ndërprerë studimet në 2014

Gazetamax.mk

ARM e gatshme t’iu përgjigjet obligimeve të NATO-s

Gazetamax.mk