GazetaMax
Lajme

Demonstrim për pasojat nga përdorimi i mjeteve piroteknike

Shkup, 20 dhjetor – Stërvitje demonstruese për pasojat nga përdorimi i piroteknikës është mbajtur sot në sheshin Maqedonia në Shkup.

Organizatorë ishin SPB Shkup – Sektori për parandalim dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit. Stërvitja ishte në kuadër të fushatës për parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike, në të cilën u prezantuan rreziqet e përdorimit të mjeteve piroteknike, me qëllim që të ndikohet në ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos i përdorur, informuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Qytetarëve u janë ndarë materiale edukative të përpunuara në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me fushatat parandaluese për informimin e qytetarëve për pasojat e mundshme nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, veçanërisht aktuale para dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Ministria e Punëve të Brendshme merr edhe masa represive, me qëllim të sanksionimit të përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, si dhe u kujton qytetarëve dispozitat ligjore që sanksionojnë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe shitjen e paligjshme të tyre. Kështu, Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, në nenin 31, parashikon gjobë për këdo që gjuan me armë zjarri pa autorizim, përdor lëndë piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose lehtësisht të ndezshme, ose në mënyrë të ngjashme prish qetësinë dhe sigurinë e qytetarët”, theksojnë nga Ministria.

Sipas Kodit Penal, në nenin 396 parashikohet përpunim, mbajtje dhe tregtim i paligjshëm me armë ose materie spërkatëse.

“Me këtë rast, ai i cili në mënyrë të paautorizuar mban, shet, përfton ose shkëmben armë zjarri, municion ose lëndë shpërthyese, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Nëse objekt i veprës penale nga paragrafi 1 është sasia e madhe e armëve të zjarrit, municionit apo lëndëve shpërthyese, apo armëve të zjarrit, municionit apo lëndëve shpërthyese që u ndalohen qytetarëve, kryesi do të dënohet me së paku pesë vjet burgim”, përkujtojnë nga Ministria

VIDEO

Related posts

Pendarovski – Lipavski: Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Pragës miqësore dhe me dialog intensiv politik në nivel të lartë

Gazetamax.mk

Kurti: Të përgatitemi që pas dy vitesh të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna

Gazetamax.mk

Gjatë vikendit me Covid janë infektuar 69 persona, 85 janë shëruar

Gazetamax.mk