GazetaMax
Adrenaline

Dënohet me burgim efektiv Boris Becker

Legjenda e tenisit Boris Becker është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për fshehjen e aseteve dhe kredive në vlerë prej 2.9 milionë euro, ndërkohë që nuk kishte paguar borxhet e tij.
Gjashtë herë kampioni i Grand Slamit teke u dënua me dy vjet e gjysmë burgim nga të cilat do të vuajë gjysmën, në Gjykatën e Southwark Crown.
Tre herë kampioni i Wimbledon e kishte shpallu falimentimin e tij më 21 qershor të vitit 2017.
54-vjeçari thuhet se u detyrohej kreditorëve pothuajse 50 milionë euro për shkak të një kredie të papaguar prej më shumë se 3 milionë euro në pronën e tij në Mallorca, Spanjë.
Ai u tha se kishte transferuar 427,000 euro nga llogaria e tij e biznesit tek gruaja dhe ish-gruaja e tij, si dhe të tjerë.
Më tej bëri të ditur se nuk arriti të deklaronte pjesën e tij në një pronë prej një milion euro në qytetin e tij të lindjes, Leimen, Gjermani.

Ai gjithashtu fshehu një hua bankare prej 825,000 euro me vlerë 1.1 milion euro me interes, së bashku me 75,000 aksione në një firmë teknologjike, me vlerë 69,000 euro.
Becker u dënua me dy vjet me kusht për evazion fiskal, tentativë për evazion fiskal me vlerë 1.7 milion euro në Gjermani në vitin 2002.
Duke iu referuar dënimit të tij të mëparshëm, gjykatësja Deborah Taylor tha: “Ju nuk e keni marrë parasysh paralajmërimin që ju është dhënë dhe mundësinë që ju është dhënë nga dënimi me kusht dhe ky është një faktor i rëndësishëm rëndues”.
“Unë marr parasysh atë që është përshkruar si rënia jote nga hiri. Ju keni humbur karrierën, reputacionin dhe të gjithë pronën tuaj si rezultat i falimentimit tuaj”.
Por ajo shtoi: “Ju nuk keni treguar pendim, nuk keni pranuar fajin tuaj dhe keni kërkuar të distancoheni nga ofendimi dhe falimentimi juaj. Ndërsa unë pranoj poshtërimin tuaj si pjesë e procesit, nuk ka pasur asnjë përulësi”. 

Related posts

Manchester United humb nga Evertoni

Gazetamax.mk

Nistelrooy zyrtarizohet të ekipi i madh evropian

Gazetamax.mk

Interi dhe Liverpooli avancojnë ndaj Milanit dhe Manchester Unitedit

Gazetamax.mk