GazetaMax
Lajme

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd

Në Beograd është ndaluar Ivan Vukoviq, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Malit të Zi.

Atë e ka ndaluar Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) e Serbisë.

Këtë informacion e ka konfirmuar për “Vijesti” Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit malazez, Milo Gjukanoviqit.

Në DPS thanë se një person i afërt me Vukoviqin, i cili ishte me të privatisht në Beograd, tregoi se anëtarët e BIA-s e arrestuan atë teksa po dilte nga hoteli “Hilton”.

Sipas një burimi të “Vijesti” që ishte i pranishëm gjatë ndalimit, disa persona me uniformë dhe dy me rroba civile, të cilët u prezantuan si pjesëtarë të BIA-s, e pritën përpara ashensorit dhe e ndaluan.

Vukoviq u shpjegoi atyre se ndodhej në Beograd si shoqërues i një anëtari të familjes për arsye shëndetësore. Ai tha se po përgatiteshin të ktheheshin në Mal të Zi, por pavarësisht kësaj, u ndalua.

Nga DPS thanë për “Vijesti” se nuk kanë informacione për vendndodhjen e tij aktuale dhe po përpiqen të angazhojnë një avokat.

Ndryshe, Vukoviq mbrëmë publikoi një video nga protestat në Beograd në llogarinë personale në Facebook.

Related posts

Në Strugë shumë pak raportime për dhunë në familje

Gazeta Max

Kovaçevski: Ballkani i hapur lidh rajonin, përshpejton zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian

Gazeta Max

Xhaferi nuk e di pse deputetët e VMRO-së nuk erdhën në takimin e procesit “Zhan Mone”

Gazeta Max