GazetaMax
LAJME

Deputeti Rexhepi pro zgjerimit të Qeverisë, por ka vërejtje dhe kushte

Shkup, 12 shkurt – Ish-deputeti dhe themeluesi i partisë Alternativa, tani deputet i pavarur Skender Rexhepi-Zejd do ta votojë ri-formatimin e Qeverisë. Ai në një prononcim për Indeks.mk thotë se parimisht është pro, por ka edhe disa vërejtje dhe kushte.

“Në parim jam për të përkrahur rekonstruimin e qeverisë. Unë kisha dhe kam vërejtjet e mia ndaj qeverisë para dhe asaj që duhet të vjen, por vërejtjet e mia do ti them në kohën në vijim, ndërsa në bazë të rrethanave do të diskutoj edhe pozitën time dhe përgjegjësinë qeverisëse në kuadër të shumicës”, deklaroi Rexhepi.

Seanca për votimin e Qeverisë së re është caktuar për 13 shkurt (e hënë) me fillim në orën 15:00.

Related posts

Industria e mishit nuk ka ndërmend të ulë çmimet, kërkojnë së pari të ulen çmimet e lëndëve të para

e-max

Zelensky: S’i besojmë askujt, s’do japim asnjë metër tokë

e-max

Alarme për bomba në 12 shkolla të Shkupit dhe 8 shkolla në Kumanovë, kontrollet janë në vazhdim

e-max