GazetaMax
Lajme

Deputetja Arbana Pasholli pjesë e Samitit për Rindërtimin e Ukrainës në Washington

Deputetja e BDI, Arbana Pasholli do të marrë pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës, i cili do të mbahet më 13-14 Shtator në kryeqytetin amerikan, nën kujdesin e Presidentit Donald Trump dhe liderëve evropianë.

Në një reagim publik, Pasholli e ka quajtur pjesëmarrjen e saj në këtë samit “një nder të veçantë” dhe ka shprehur mirënjohjen për organizatorët e ngjarjes, si dhe për Prof. Dr. Gabriele Pao-Pei Andreoli për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e një ngjarjeje kaq domethënëse në nivel global.

“Një falënderim i posaçëm për Ylli Pajën, për angazhimin e tij të pakursyer, që e bën këtë përfaqësim edhe më të denjë”, ka theksuar deputetja.

Pjesëmarrja e znj. Pasholli në këtë samit përfaqëson jo vetëm një angazhim personal në çështjet ndërkombëtare të paqes dhe zhvillimit, por edhe një dëshmi të rolit gjithnjë e më aktiv të përfaqësuesve shqiptarë në skenën ndërkombëtare.

Related posts

Cilat vende mund të zëvendësojnë gazin rus?

Gazeta Max

Filipçe uron Pashkët: Kjo festë na jep forcë dhe sjell shpresë për fillime të reja e më të mira, në përballjen e sfidave

Gazeta Max

Izet Mexhiti mysafir në konakun e familjes Dalipi: Çairi është zemra e gjallë e komunitetit tonë

Gazeta Max