GazetaMax
Lajme

Deputetja Imerlije Saliu i bën bllok Spasovskit që ta fus në rend dite ligjin për “Branitellat”

Në seancën e sotme të Komisionit për Punë Sociale, Rini dhe Demografi, kryetarja e këtij Komisioni Imerlije Saliu, njëherit deputete nga radhët e Alternativës dhe Koalicionit VLEN nuk ka pranuar që të futet në rend dite propozim ligji për “Branitellat” nga ana e deputetit të LSDMS-së, Oliver Spasovski.

Me këtë rast, Oliver Spasovski ka paralajmëruar se do ta padis deputeten për pengimin e vendosjes në rend dite të Ligjit për “Branitellat”. Menjëherë pas paralajmërimit për padi, ka ardhur edhe reagimi i deputetes Saliu, e cila ka ndarë me opinionin datën 14 mars që përkon me krismat e para të UCK-së në Kalanë e Tetovës. “ Çfarëdo qoftë veprimi i LSDM ndaj meje individualisht, nuk është aspak problem përballë kauzave kombëtare siç është rregullimi i statusit të pjesëtarëve të UÇK, qofshin padi penale ose çfarëdo që u vjen atyre në mend.

Nervozizmi i tyre është i dukshëm sepse sot realisht u ngeci propozim ligji i Branitellave.

E gjithë kjo ndodhi sot, ku sipas dispozitave të Rregullores e ngarkuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhoqa me mbledhjen e Komisionit për Punë Sociale, Rini e Demografi. Arsyeja e kësaj ishte që, në mungesë të kryetarit të komisionit, ta zhbllokojmë Ligjin e pensioneve, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kategorinë më të nderuar të qytetarëve tanë.

E prirë nga ky detyrim, e pranova këtë detyrë dhe e kreva konform Rregullores, duke mos lejuar që opozita ta sabotojë interesin e pensionistëve, por edhe duke e pamundësuar dikush nga kjo opozitë e çoroditur ta kthejë temën e “Branitellave”, ku ata mendojnë se e kanë shpëtimin e vetëm, por që derisa jemi ne aty, nuk kalon. Vazhdojmë me konsistencë, përkushtim e përgjegjësi. ps: 14 Mars 24 vite më parë në krismat e para në kalanë e Tetovës dikush dha jetën që NE të jemi sot këtu!”, ka shkruar Saliu.

Related posts

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Gazeta Max

Konsultim rajonal për barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Gazeta Max

Krasniqi e quan kryevepër filmin dokumentar që portretizon jetën dhe karrierën e Toni Kukës

Gazeta Max