GazetaMax
Lajme

Detaje shokuese! E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur studentja 22-vjeçare shqiptare në Itali. Trupi i futur në valixhe ishte hedhur në pyll. Arrestohet i dashuri i saj

Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur. Mediat vendase bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 22-vjeçares u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje. Ilaria Sula u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

Fillimisht u raportua se studentja u largua pas ndarjes me të dashurin, me origjinë filipinase. Gjithashtu bëhet e ditur se i dashuri i saj është identifikuar dhe arrestuar nga policia italiane. Prindërit dhe shoqet, të cilët nuk mundën të kontaktonin me 22-vjeçare, denoncuan rastin menjëherë në polici. Gjithashtu autoritet italiane dyshojnë se e reja është vrarë.

“Më tha që i vinte keq dhe madje më përqafoi”!

Kështu tha në emisionin “Chi l’ha Visto?” Flamur Sula, babai i Ilaria Sula-s, studentes 22-vjeçare që u gjet e vrarë dhe u mbyllur në një valixhe.

“Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën – tregon ai në një intervistë që do të transmetohet sonte në orën 21:20 në Rai Tre. – Ajo jeton me shoqet në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam larguar me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”.

Më tej, Flamur Sula vazhdon: “Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, djalin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq, se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Dukej i qetë, madje më përqafoi”.

Related posts

Shaqiri: Po intensifikohen rikonstruimet infrastrukturore në shkollat fillore dhe të mesmeMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot vizitoi ShFK „ Josip Broz Tito” në Komunën e Strugës, ku në rrjedh është rikonstruksioni i zdrukthtarisë, përkatësisht është duke u bërë ndërrimi i dyerve të vjetruara të klasave. -Ky investim, për të cilin janë ndarë më shumë se 700 mijë denarë me mbështetjen e Bankës Botërore, partnerin tonë me të cilin punojmë intensivisht në avancimin e sistemit arsimor në vend. Gjatë sezonit ndërtimor po punohet në shumë shkolla fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla, që besoj se do të ndikojë në suksesin e nxënësve, theksoi ministri. Shaqiri rikujtoi se me buxhet prej mbi 4.5 milionë euro, janë paraparë aktivitete rikonstrutive për 50 objekte shkollore në disa komuna të vendit, deri në fund të këtij viti kalendarik. Mjetet janë siguruar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, njësisë projektuese për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, ndërsa pjesa më e madhe e shkollave, gjegjësisht 40 objekte, do të përfishen sërish nga aktivitetet rikonstruktive me mbështetjen e Bankës Botërore.

Gazeta Max

Mësuesja nga Tetova reagon: Nuk jam punësuar politikisht dhe as nuk jam shkarkuar politikisht

Gazeta Max

Erdoğan-Sharaa: Turqia do t’i vazhdojë përpjekjet për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Sirisë

Gazeta Max