GazetaMax
SPORT

Deulofeu: Momentet më të mira të karrierës i kam kaluar te Milan

Gerard Deulofeu ka dhënë disa komente lidhur me karrierën e tij.
Deulofeu ka një karrierë mjaft të bujshme. Ai ka luajtur me fanellën e Barcelonës, si dhe një kohë e kaloi me Milan. Po ashtu, lojtari është aktivizuar në Premier League, kurse tashmë është kthyer përsëri në Serie A.
Sipas spanjollit, momentet më të mira të karrierës ai i ka kaluar në ‘San Siro’, duke mbrojtur ngjyrat e Milan. Madje, ka një rast specifik që i qëndron në memorie.
“Do të thosha te Milan, pasi nga aty fitova ftesën në kombëtare të Spanjës dhe golin ndaj Francës”, ka thënë Deulofeu, për momentin më të mirë në karrierë.
Deulofeu aktualisht po luan me skuadrën e Udinese dhe po gëzon një formë të mirë.
Së fundmi, ai është shprehur se nuk do të pranonte të kthehej te Barcelona, por ka thënë se do t’i thoshte po Real Madridit.

Related posts

S”ka para, Barcelona heq dorë nga transferimi i yllit të madh

e-max

Tevez te Milan? Vjen lajmi “bombë”

e-max

Neto i Barcelonës afër marrëveshjes me Bournemouth

e-max