GazetaMax
Lajme

Dhunuan djalit e Mhill Fufit, nën hetim dhe dy persona te tjere

Policia ka proceduar penalisht dy persona të përfshirë në sherrin që ndodhi në Lundër më 25 prill.

Nje shtetas 37 vjeçar dhe nje 38 vjeçar, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025 , njofton policia.

Këta dy persona dyshohet se kanë qenë të përfshirë në sherrin, ku u dhunua me sende të forta Kristi Fufin mbrëmjen e të premtes në nje rezidencën në Lundër.

Fillimisht ka nisur një konflikt verbal ndërsa me pas grupi i djemve kanë shkuar në lokalin ku po qëndronte 19-vjeçar, djali i ish-deputetit Mëhlli Fufi, që më pas e dhunuan.

Sipas policisë sherri ka ndodhur për shkaqe banale, pasi 19-vjeçari Kristi Fufi dyshohet të jetë bërë një xhirim gomash nga ana e 19-vjeçarit Fufi ku po qendronte Kliton Sulçe dhe 2 shettasit e tjere qe jane proceduar penalisht, ndërsa sipas burimeve të policisë, autorët kanë hyrë në rezidencë me qëllim të qartë për rrahjen e të riut.

Pasi kanë marrë sende të forta, shkop bejsbolli dhe leva në bagazhin e makinës, hynë në lokal dhe pasi e gjetën, e goditën disa herë. Pas ngjarjes i riu u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës për shkak të frakturave të marra në pjesë të ndryshme të trupit.

Related posts

Joveva: Negciatat mes Shkupit e Brukselit tashmë realitet

Gazeta Max

Kujdesi amerikan për lidershipin e Bujar Osmanit

Gazeta Max

Për investime në “pikë-pikë” dhe puseta do të nënshkruhen 322 marrëveshje në vlerë prej 75 milionë denarëve

Gazeta Max