GazetaMax
LIFESTYLE

Dieta e një Presidenti, ja çfarë përmban ajo

Në mëngjes, ish-presidenti thotë se në tryezë nuk mungojnë kurrë disa lloj frutash të thata (arra, lajthi dhe rrush): një bombë e vërtetë plot energji me efekte shumë pozitive për shëndetin e mbi të gjitha, për lëkurën. Jo më kot, Barack Obama duket aq shumë në formë dhe nuk e tregon aspak moshën që ka dhe në fytyrë nuk i dallohet asnjë rrudhë.
Ndryshe nga amerikanët e tjerë, shumë fanatikë ndaj pijeve të gazuara dhe me sheqer, Obama preferon të pijë shumë ujë mineral. Një zgjedhje shumë e mirë kjo, sepse ashtu siç studimet tregojnë të ashtuquajturat “soft drinks” me sheqer të shtuar, kaq të përhapur, janë një ndër shkaqet kryesore të obezitetit.
Edhe perimet e freskëta, mbi të gjitha brokoli dhe spinaqi, janë shumë të pëlqyera nga Barack Obama. Nuk është rastësi që ish-Zonja e Parë, Michelle, ka këmbëngulur kaq shumë për ta mbjellë një pjesë të kopshtit në Shtëpinë e Bardhë me ushqime biologjike, për të cilin kujdeset personalisht dhe që ka qenë një kartë fituese në komunikimin për të përhapur një mesazh pozitiv mbi rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme.

Related posts

Përfitimet që sjell ngrënia e frutave në mëngjes

e-max

Këshilla që ndihmojnë nëse keni problem me refluksin e esofagut

e-max

Shyhretës nuk po ja lë ‘shenjë’ pleqëria, me këtë veshje po e rivalizon vajzën e saj

e-max