GazetaMax
Lajme

Dimitrievski kërkon besimin për vazhdim të projekteve zhvillimore

“Kumanova po ndryshon për të mirë” është mesazhi kyç që Maksim Dimitrievski, kryetar aktual i Komunës së Kumanovës dhe kandidat i koalicionit ZNAM për një mandat të ri, ka ndarë me qytetarët në përmbyllje të mandatit të tij tetëvjeçar.

Në një adresim publik, Dimitrievski prezantoi raportin për punën e realizuar nga viti 2017 deri më 2025, duke theksuar transformimin e dukshëm të qytetit nëpërmjet investimeve të mëdha në infrastrukturë, arsim, kulturë, sport dhe mjedis jetësor.

“Dëshmuam se Komuna e Kumanovës mund të udhëhiqet ndershëm, me përgjegjësi, transparencë dhe në interes të qytetarëve. Gjatë këtyre 8 viteve punuam me përkushtim për të justifikuar besimin tuaj,” – u shpreh Dimitrievski.

Rezultatet konkrete për 8 vite:

Mbi 27,000 metra kanalizim atmosferik dhe fekal,

Mbi 9,500 metra rrjet i ujësjellësit,

340,000 m² rrugë të asfaltuara dhe të rinovuara,

27,000 m² trotuare dhe 91,000 m² bekaton,

340,000 m² tamponim dhe pastrim rrugësh,

7 milionë m³ gaz të shpërndarë për qytetarë dhe biznese.

Në sferën e arsimit dhe sportit, janë realizuar mbi 280 projekte, ndërtuar 19 fusha sportive dhe 4 salla sportive. Në të njëjtën kohë, janë mbjellë mbi 26,000 fidanë, janë pastruar 150 deponi ilegale, dhe janë mbështetur mbi 200 ngjarje kulturore si dhe 50 klube sportive.

Kthimi i shkëlqimit të Kumanovës urbane

Dimitrievski theksoi gjithashtu investimet në objektet simbolike të qytetit si Pallati i Sporteve, Sokolana, Parku i Sokolanas dhe Parku Qendror i Qytetit, duke i dhënë qytetit identitet të ri urban dhe hapësira publike moderne.

“Po investojmë në të gjitha segmentet: infrastrukturë rrugore dhe komunale, zona industriale, shkolla dhe terrene sportive. Po krijojmë kushte më të mira për të rinjtë, për sportin dhe për zhvillimin e kulturës,” – tha ai.

Për një vazhdimësi të projekteve të filluara

Duke kërkuar besimin e qytetarëve për një mandat të ri si kryetar komune, Maksim Dimitrievski theksoi nevojën për vazhdimësi dhe përfundim të projekteve të nisura.

“Gjithmonë ka vend për më shumë dhe më mirë. Kërkojmë mbështetjen tuaj për të përfunduar gjithçka që kemi nisur dhe për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm për Kumanovën,” – përfundoi ai.

Qytetarët mund ta shkarkojnë raportin e plotë të punës së Komunës për periudhën 2017–2025 në linkun zyrtar të komunës.

Related posts

Besimi-Ludva: Perspektiva drejt BE-së nuk ka alternativë, kjo u tregua edhe në kohë krize

Gazeta Max

Val: Maqedonia e Veriut do t’i tregojë botës se është partner i besueshëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit

Gazeta Max

Nuk pranojnë orientimin seksual të vajzës së tyre, arrestohen prindërit e 19-vjeçares italiane

Gazeta Max