GazetaMax
LAJME

Dimovski: Greva nuk është aventurë

Shkup, 21 prill – Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, kritikoi kryetarin e Sindikatës së pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, Dimovski tha se greva nuk është aventur dhe se SASHK është dashur t’u thotë punonjësve të arsimit se çfarë do të ndodhte nëse ata hyjnë në grevë.

“I kemi dhënë mbështetje të parezervë SASHK-ut …deri dje. Dje nuk më pëlqeu prononcimi i kryetarit Jakim Nedellkov sepse ai së paku mund ta thotë të vërtetën deri në fund dhe kur i prin njerëzit në grevë, e kam fjalën për punonjësit e arsimit, ai duhej t’u tregoë se çfarë do të ndodhë nëse ata protestojnë dhe cilat janë rregullat e lojës në grevë”, tha Dimovski.

Vlerëson se punonjësit duhet të ndihmohen në këto kohë të vështira inflacioni dhe krize, por thotë se premtimet që sindikalistët do t’i japin punonjësve duhet të bazohen në ligje dhe marrëveshje kolektive.

“Të gjithë kanë të drejtë të grevës, por duhet të them – greva nuk është një aventurë. Atë që u premtoni punonjësve si sindikalisti i parë, pavarësisht se cilës degë i përkisni, duhet ta përmbushni. Atë premtim duhet ta bazoni në bazë të ligjeve, marrëveshjeve kolektive dhe kur të prini anëtarësinë në grevë, të mbeteni lider sindikal konsekuent dhe të mos bëni pazare, por të zbatoni në mënyrë konsekuente ligjet dhe marrëveshjet kolektive, gjegjësisht dispozitat e parashikuara në to” tha Dimovski.

Related posts

Ademi: Iniciativa për ndryshimet kushtetuese, të parashtrohet sa më shpejtë

e-max

Tre intervenime të zjarrfikësve kumanovar gjatë 24 orëve të kaluara

e-max

Polonia thotë se po monitoron situatën në kufirin me Bjellorusinë

e-max