GazetaMax
Ballina

Dita botërore e luftës kundër sulmit në tru, kontrollet preventive të rëndësishme

Shkup, 29 Tetor – Në ditën botërore të luftës kundër sulmit në tru është shqetësuese që një pjesë e pacientëve që presin të kontrollojnë shtypjen dhe sheqerin në gjak, për herë të parë bëjnë kontroll preventive.

Sulmi në tru paraqet gjendje urgjente mjekësore. Çfarëdo që të jenë shenjat, nuk duhet të neglizhohen dhe duhet të kërkohet ndihmë urgjente mjekësore. 

“Për herë të parë bëjë kontrolle”.

“Në organizime të këtilla pothuaje çdoherë kontrollohem, a kështu privatisht çdo gjashtë muaj”.

“Çdo gjashtë muaj e kontrolloj shtypjen dhe gjakun” – thanë disa qytetarë të anketuar nga TVM2.

Trajtimi efikas është i kufizuar në kohë. Sa më shpejtë të reagojmë, aq më shpejtë efekti është më i madh për shpëtimin e territorit më të madh të trurit të dëmtuar. Preventimi është më i rëndësishëm.

“Pleqëria është faktorë në të cilin nuk mund të ndikojmë, megjithatë disa faktore të rrezikut mundet ti modifikojmë. Ato janë gjithsesi rritja e shtypjes në gjak, i cili është faktorë kryesor për sulmet në tru, ai duhet të kontrollohet dhe të qëndrojë në nivele normale deri në 120 me 80” – tha neurologja, Dragana Petrovska Cvetkovska.

Joaktiviteti fizik dhe stresi janë shkaqe për sulme në tru. Mjekët rekomandojnë që të ecim çdo ditë.

“Në botë nuk është më kufiri 60-65 vjet, por sulmet në tru po paraqiten edhe te popullata më e re. Pra pirja e cigareve, stresi dhe shumë gjëra tjera që janë faktorë rreziku edhe te të rinjtë” – u shpreh Drejtori i Shtëpisë Shëndetësore – Shkup, Viktor Isjanovski.

“Nëse qytetarët vërejnë simptome si pengesa apo ngadalësimi gjatë të folurit, mos-lëvizja e krahut apo këmbës, ndonjë deformitet në fytyrë, menjëherë duhet të paraqiten në linjën 194 ose 112 dhe të shpjegojnë simptomet të cilat i ndjejnë për momentin” – theksoi Drejtoresha e Ndihmës së Shpejtë –Shkup, Miica Buballo.

Mjekët thonë se në rast të sulmit në tru, të qëndrojmë të qetë dhe të thërasim ndihmën e shpejtë.

Related posts

Largoni erën e keqe të gojës në mëngjes me një portokall të përditshëm – dhe gjithmonë pastroni brenda faqeve tuaja

Gazetamax.mk

Ngjyrat që u shkojnë më shumë vajzave me sy kafe, sipas stilistëve

Gazetamax.mk

23 librat më të mirë për t’i lexuar

Gazetamax.mk
Ballina

Dita botërore e luftës kundër sulmit në tru, kontrollet preventive të rëndësishme

Shkup, 29 Tetor – Në ditën botërore të luftës kundër sulmit në tru është shqetësuese që një pjesë e pacientëve që presin të kontrollojnë shtypjen dhe sheqerin në gjak, për herë të parë bëjnë kontroll preventive.

Sulmi në tru paraqet gjendje urgjente mjekësore. Çfarëdo që të jenë shenjat, nuk duhet të neglizhohen dhe duhet të kërkohet ndihmë urgjente mjekësore. 

“Për herë të parë bëjë kontrolle”.

“Në organizime të këtilla pothuaje çdoherë kontrollohem, a kështu privatisht çdo gjashtë muaj”.

“Çdo gjashtë muaj e kontrolloj shtypjen dhe gjakun” – thanë disa qytetarë të anketuar nga TVM2.

Trajtimi efikas është i kufizuar në kohë. Sa më shpejtë të reagojmë, aq më shpejtë efekti është më i madh për shpëtimin e territorit më të madh të trurit të dëmtuar. Preventimi është më i rëndësishëm.

“Pleqëria është faktorë në të cilin nuk mund të ndikojmë, megjithatë disa faktore të rrezikut mundet ti modifikojmë. Ato janë gjithsesi rritja e shtypjes në gjak, i cili është faktorë kryesor për sulmet në tru, ai duhet të kontrollohet dhe të qëndrojë në nivele normale deri në 120 me 80” – tha neurologja, Dragana Petrovska Cvetkovska.

Joaktiviteti fizik dhe stresi janë shkaqe për sulme në tru. Mjekët rekomandojnë që të ecim çdo ditë.

“Në botë nuk është më kufiri 60-65 vjet, por sulmet në tru po paraqiten edhe te popullata më e re. Pra pirja e cigareve, stresi dhe shumë gjëra tjera që janë faktorë rreziku edhe te të rinjtë” – u shpreh Drejtori i Shtëpisë Shëndetësore – Shkup, Viktor Isjanovski.

“Nëse qytetarët vërejnë simptome si pengesa apo ngadalësimi gjatë të folurit, mos-lëvizja e krahut apo këmbës, ndonjë deformitet në fytyrë, menjëherë duhet të paraqiten në linjën 194 ose 112 dhe të shpjegojnë simptomet të cilat i ndjejnë për momentin” – theksoi Drejtoresha e Ndihmës së Shpejtë –Shkup, Miica Buballo.

Mjekët thonë se në rast të sulmit në tru, të qëndrojmë të qetë dhe të thërasim ndihmën e shpejtë.

Related posts

Përfitimet shëndetësore nga ngrënia e djathit në mëngjes

Gazetamax.mk

Që shpina të mos ju dhemb më, ja ç’duhet të dini

Gazetamax.mk

Aktakuzë për armëmbajtje pa leje ndaj ministres Arbërie Nagavci

Gazetamax.mk