GazetaMax
LAJME

Dje në Kosovë ishte djegur vetura e shefit të ARM-së, Gjurçinovski

Shkup, 24 Shtator – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjenerallejtënant-kolonel Vasko Gjurçinovski, i cili mori pjesë në Konferencën e 25-të të Shefave të Shtabit të Ushtrive nga shtetet anëtare të SHBA-së-Karta e Adriatikut, gjatë kthimit dje përmes Kosovës, u aksidentua lehtë me veturë e cila më pas u kaplua nga flakët.

Gjegjësisht, gjatë lëvizjes në autostradën Komoran – Prishtinë në orët e vona të pasdites, papritmas ka shpërthyer zjarri në pjesën e motorit të veturës, i cili falë ndërhyrjes së shpejtë të shoferit dhe sigurisë është shuar për një kohë shumë të shkurtër.

Gjenerali Gjurçinovski së bashku me anëtarët e delegacionit dhe sigurimin vazhduan rrugën me veturat e tjera dhe u kthyen në shtëpi.

Automjeti, i cili menjëherë pas shenjave të para të ndezjes, është larguar nga qarkullimi dhe pas fikjes është transportuar në vend.

Related posts

Gërkovska: Vendet e Ballkanit Perëndimor tregojnë vullnet politik për luftë kundër korrupsionin

e-max

Ministri Shaqiri në përkrahje të mësimdhënësve në aktivitetet e tyre shkollore

e-max

Ivanov: VMRO në rrugën europiane sillet si rrëshqitje dheu

e-max