GazetaMax
Lajme

Do të thjeshtësohet procedura për vendosje të fotovoltaikëve

Shkup, 27 maj – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot kumtoi se po punohet në zgjidhjen ligjore dhe akte nënligjore të cilët së shpejti do të gjenden para deputetëve në Kuvend dhe të cilat do të mundësojnë veprim dhe procedura të lehtësuara për vendosje të fotovoltaikëve, identike me ato në shtetet perëndimore evropiane.

“Në ‘Osllomej’ është lëshuar centrali i parë fotovoltaik prej dhjetë megavatëve dhe atje tashmë janë në përgatitje praktikisht projektet për fillim të realizimit të edhe dy centraleve fotovoltaike prej 50 megavatëve dhe një tjetër prej 10 megavatëve i cili do të jetë në pronësi të SHA EMV, ndërsa dy të tjerët nga 50 do të jenë të investuesve privatë, njëri nga Bullgaria, tjetri nga Turqia të cilët janë në bazë të partneritetit privato-publik dhe do t’i ndërtojnë në gjetjet e vjetra në ‘Osllomej’”, deklaroi Kovaçevski pas shënimit të 65-vjetorit të inaugurimit të hidrosistemit “Vrutok”, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për investimet në fotovoltaikë.

Ai paralajmëroi edhe se po thjeshtësohen procedurat që do t’u mundësojnë qytetarëve të instalojnë centrale fotovoltaike në kulmet e tyre.

“Tashmë është në përpunim zgjidhja ligjore e cila së pari duhet t’i lehtësojë procedurat ndërtimore për përpunim të centralit. Dhe ajo zgjidhje ligjore do të gjendet para deputetëve gjatë tremujorit të ardhshëm, ndërsa e dyta është rregullat për kyçje të cilat gjithashtu janë në kompetenca të Ministrisë së Ekonomisë dhe në të cilat po punohet, me ç’rast do të sigurohet energjia elektrike për dallim prej tani të merret nga distributori”, tha Kovaçevski.

Ministria e Financave, siç paralajmëroi, tashmë po punon edhe në akte nënligjore në mënyrë që të mund të vendosë kategori të përfaqësuesit tatimor me ç’rast do t’i lehtësohet distributorit të energjisë elektrike të mund ta marrë dhe ta japë faturën për amvisërinë e cila nuk është obligues tatimor.

“Me ato zgjidhje si dhe me rritjen e kapacitetit ekzistues prej 4 kilovatëve në 6 kilovatë, sa është propozimi, si dhe dyfishimi i kapacitetit të kompanive të cilat dëshirojnë të vendosin në çatitë e tyre, do të lehtësohet procedura, përkatësisht do të kemi procedurë e cila do të jetë identike me veprimin dhe procedurat në shtetet perëndimore evropiane ku shumica prej nesh kemi pasur mundësi të shohin se në pjesën më të madhe të çative janë instaluar centrale fotovoltaike edhe pse ne si shtet kemi insulacion shumë më të mirë diellor për dallim nga shtetet perëndimore evropiane”, deklaroi Kovaçevski.

Related posts

Qeveria kërkon që Këshilli Mbikëqyrës ta shkarkojë Makradulin nga posti i drejtorit të SHA “Posta”

Gazetamax.mk

Nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje në Tabanoc

Gazetamax.mk

6 milionë denarë për rrjetin sekondar të ujësjellësit në Trebosh, Sulejmani: Përkujdesemi për përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Zhelinës

Gazetamax.mk