GazetaMax
Lajme

Donfried dhe Radev biseduan për RMV-në dhe perspektivën e saj evropiane

Shkup, 7 qershor – Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev përmes telefonit ka biseduar me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfrid për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi pres-shërbimi i presidentit bullgar.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, të dy e dënuan si të paligjshëm djegien e qendrës kulturore bullgare “Ivan Mihajlov” në Manastir. Sipas Radevit, djegien e qendrës kulturore të bullgarëve maqedonas në Manastir e kanë bërë njerëz të cilët tentojnë ta pengojnë procesin e eurointegrimit.

Donfrid e dënoi shkaktimin e zjarrit, duke komentuar se qëllimi është që të minohet procesi negociues midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Radev dhe Donfrid biseduan edhe për partneritetin midis Bullgarisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes, si dhe për pasojat nga lufta në Ukrainë për sigurinë në Evropën Lindore. Karen Donfrid e konfirmoi përkushtimin e fuqishëm të SHBA-së për partneritet me Bullgarinë për promovimin e sigurisë, demokracisë dhe mundësive ekonomike midis dy kombeve

Related posts

Grubi priti në takim ministrin kazak, Kuantyrov: Vazhdon bashkëpunimi mes dy vendeve në gjitha sferat

Gazeta Max

9 të vdekur dhe mbi 20 mijë të evakuuar nga përmbytjet në Itali

Gazeta Max

Kovaçevski: Do të sigurohet shumicë për ndryshimet kushtetuese

Gazeta Max