GazetaMax
SPORT

Donnarumma i lumtur me triumfin: Italia kishte nevojë për këtë entuziazëm

Gianluigi Donnarumma është shprehur shumë i lumtur me suksesin e Italisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja italiane e mbylli garën në pozitën e parë në grupin e saj në Ligën A, duke lënë prapa Hungarinë, Gjermaninë e Anglinë.
Sipas portierit Donnarumma, ‘Azzurri’ kishin nevojë për një triumf të tillë dhe një entuziazëm të tillë.
“Ne kishim nevojë të sillnim pak entuziazëm, edhe pse asgjë s’mund të shërojë plagën e hapur nga mungesa në Kupën e Botës”, ka thënë Donnarumma për ‘RAI Sport’.
“Ishte e rëndësishme të rimbusheshim, për të gjithë Italinë dhe për ata që besojnë te ne. Ne e nisëm grupin mirë me dy fitore, tani arritëm në ‘Final Four’ dhe do të provojmë ta fitojmë të gjithën”, shtoi italiani.
Italia e mbylli grupin me 11 pikë në gjashtë ndeshje, duke lënë prapa Hungarinë me 10 pikë, Gjermaninë me 7 dhe Anglinë me tri.

Related posts

Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi rrezikojnë përjashtimin nga Liga e Kampionëve për sezonin 2023/24

e-max

Publikohet formacioni zyrtar i Real Madridit ndaj Chelseas

e-max

Zyrtare: Tottenham dhe Coca-Cola nënshkruajnë marrëveshje

e-max