GazetaMax
SPORT

Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi rrezikojnë përjashtimin nga Liga e Kampionëve për sezonin 2023/24

Trai klubet e mëdha evropiane, Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve në sezonin 2023-24, nëse refuzojnë sanksionet e UEFA-s për Superligën Evropiane.
Juventusi, Reali dhe Barcelona janë ende zyrtarisht të përfshirë në projektin e Superligës Evropiane, e cila u nis nga 12 klube elitare evropiane një vit më parë, por dështoi brenda 48 orëve.
Javën e kaluar, Gjykata Komerciale në Madrid hoqi urdhrin e vendosur ndaj UEFA-s, që do të thotë se organi drejtues i futbollit evropian tani është i lirë të vendosë sanksione ndaj tre klubeve.
Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, UEFA nuk do të marrë masa për momentin. Një seancë e re do të zhvillohet në gjykatën e Madridit më 14 qershor, ndërsa Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian nuk do të shpallë vendimin e saj për legjitimitetin e Superligës Evropiane para vitit 2023.
Kjo është arsyeja pse Juventus, Real Madrid dhe Barcelona nuk përballen me ndonjë rrezik për sezonin e ardhshëm 2022-23, kur do të luajnë rregullisht në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, për t’u rifutur në futbollin evropian dhe ECA, ata duhet të përballen me të njëjtat sanksione si nëntë klubet që u tërhoqën nga gara një vit më parë, duke përfshirë heqjen dorë nga 5 për qind e të ardhurave për një sezon duke luajtur në Evropë dhe një gjobë prej 15 milionë euro.
Nëse ata nuk i pranojnë këto sanksione, ata ka të ngjarë të përjashtohen nga garat evropiane në 2023/2024.

Related posts

Wilder: Dua të boksoj edhe për tri vite

e-max

“Fshesa” te Real Madrid, këta lojtarë do të largohen

e-max

Aro Muric kushton 4 milionë funte

e-max