GazetaMax
SPORT

Donnarummas po i mungon Serie A, po vuan te PSG

Donnarumma po vuan te PSG dhe po i mungon Serie A.
Portieri italian i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma thuhet se po ‘vuan në Francë’ dhe ka nostalgji për Italinë dhe Serien A.
23-vjeçari nuk është duke pasur një sezon debutues ëndrrash në PSG ku u transferua si lojtar i lirë nga Milani verën e kaluar.
Ai nuk është titullar i rregullt në Paris dhe gabimi i tij kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve i kushtoi skuadrës së tij me eliminim nga gara elitare evropiane.
Ai nuk ishte në maksimumin e tij as gjatë pushimit ndërkombëtar me Italinë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Donnarumma nuk është i lumtur në Paris.
Gazeta italiane shkruan fjalë për fjalë se 23-vjeçari ‘vuan në Francë’ dhe se tani ‘ka pak nostalgji apo dëshirë për t’u kthyer në Itali’.
Sidoqoftë, Juventusi duket të jetë skuadra e vetme e madhe që mund ta nënshkruajë atë në të ardhmen. Ai me siguri nuk do të kthehet në Milano, ndërsa Interi mori Andre Onanan nga Ajaxi.
Kthimi i Donnarummas në Itali gjatë verës mbetet i pamundur, kryesisht për shkak të pagës së tij prej 7 milionë euro në vit (10 milionë euro përfshirë shtesat).

Related posts

Ky është gjygjtari që do ta referojë ndeshjen Kosova – Burkina Faso

e-max

Ezgjan Alioski debuton me gol te Fenerbahçe, dhe atë për vetëm tre minuta

e-max

Tottenham nuk e do Lingardin

e-max