GazetaMax
SPORT

Draymond Green mund të largohet nga Golden State, lojtari kërkon kontratë maksimale

Draymond Green mund t’i jap fund aventurës së tij me Golden State Warriors.
Ylli i NBA ka kërkuar një kontratë maksimale për rinovimin e tij, por duket se GSW nuk janë gati të bëjnë ofertën e tillë.
Sipas raportimeve të fundit, skuadra ka hedhur poshtë mundësinë për rinovim maksimal, dhe lojtari po shqyrton opsionet tjera.
Green kërkon një skuadër që mund t’i plotësojë dëshirat e tij. Së fundmi, ai ka përmendur edhe LeBron James si një opsion – pra skuadrën e Lakers.
“LeBron është ai lloj lojtari për të cilin ti luan falas me të, më kupton? Ne po jetojmë me atletin më të madh të të gjitha kohërave. Është mundësi që vjen një herë në jetë”, ka thënë Green.
“Një ditë pasardhësit e mi do të shohin momentet më të mira të mia dhe mund të shohin gjyshin e tyre të ketë luajtur me atletin më të mirë që ka shkelur në këtë tokë”, shtoi ai.
Draymond Green dhe LeBron James ishin rivalë të mëdhenj në finalet mes Golden State e Cleveland Cavaliers, por madhështia e ‘Mbretit’ e ktheu Green në një simpatizues.

Related posts

Florian Marku fiton ndaj Chris Jenkins, mbrojtur titullin IBF International

e-max

Real Madrid e shohin Man Cityn si rivalin direkt për Jude Bellingham

e-max

Zvicra barazon rezultatin me Kosovën, shënon Lotomba

e-max