GazetaMax
SPORT

Real Madrid e shohin Man Cityn si rivalin direkt për Jude Bellingham

Liverpool duket se nuk po qëndron aq mirë në garën për Jude Bellingham. Real Madrid i prinë garës, kurse edhe City është aty.
Jude Bellingham po vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të komentuar në futbollin evropian, me emrin e tij që lidhet me një largim nga Borussia Dortmund.
Mesfushori anglez pritet të lë Dortmundin verën tjetër, me Real Madrid si skuadra më e interesuar për të. Liverpool po ashtu lidhej me lojtarin.
Sipas raportimeve të Melissa Reddy të ‘Sky Sports’, Reali po e sheh Manchester Cityn si rivalin direkt.
Ky fakt nuk ka të bëjë me situatën ekonomike të skuadrave, por edhe me projektin e Manchester City.
City është skuadra që po bën mirë në aspektin organizativ, e strukturuar mirë dhe me stabilitet të lartë ekonomik.
Mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën për shërbimet e Jude Bellingham.

Related posts

Jonida zbulon arsyen se pse nuk shkoi në dasmën e mikes së saj Arminës

e-max

ZYRTARE: Prishtina prezanton Belican

e-max

Rangnick flet për të ardhmen e Ronaldos

e-max