GazetaMax
Lajme

Drejtori i MAPAS Remzi Bajrami realizoi takim pune me ekipin e Program Menaxherit nga Delegacioni i BE

Përfaqësues të Agjensisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS zhvilluan takim pune me ekipin e Program Menaxherit nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, znj. Ruzhica Andronikova. Takimi u mbajt me qëllim shqyrtimin e mundësive për realizimin e projekteve të ardhshme të fokusuara në harmonizimin dhe përmbushjen e rregullativave evropiane në fushën e sigurimit pensional të financuar nga kapitali dhe segmenteve të tjera përkatëse.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Agjencisë e informuan znj. Andronikova për misionet e TAIEX të realizuara me sukses, të cilat kanë pasur rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e sigurimit pensional të financuar nga kapitali në vend. Takimi u shfrytëzua gjithashtu për të diskutuar format e ardhshme të mbështetjes nga BE-ja, me theks në ndihmën teknike dhe bashkëpunimin me ekspertë për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale në përputhje me standardet e BE-së.

Agjensisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS mbetet e përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet evropiane, me synim sigurimin e sistemit pensional të qëndrueshëm dhe modern, të harmonizuar me praktikat më të mira evropiane.

Related posts

BFI i kërkon “Stokomak”ut të heqë nga shitja narezakun me mish derri

Gazeta Max

Ahmeti: Zeron e shqiptarëve në institucione lidhet me ata të VREDI-t që shfuqizuan Balansuesin

Gazeta Max

Gruaja e Thaçit u largua nga selia e EULEX-it

Gazeta Max