GazetaMax
Ballina

Drejtori i Nomagas, Muhamed Elmazi: Qytetarët e kryeqytetit do të kenë ngrohje qëndrore në fillim të sezonit dimëror

Drejtori i SH.A Nomagas, Muhamed Elmazi ka dhënë lajmin e mirë për shkupjanët duke njoftuar se së shpejti shkupjanët do të kenë ngrohje qëndrore në fillim të sezonit dimëror.

“Një problem serioz që ndodhi disa muaj më parë po zgjidhet përfundimisht. Ekipet e Sh.A NOMAGAS, konkretisht sektori i mirëmbajtjes, kanë punuar pa ndërprerje për disa ditë me radhë, së bashku me një kompani private, për sanimin e defektit në seksionin 6, në tubacionin DN 300, i cili furnizon Ngrohtoren Lindje me gaz. Kjo ngrohtore siguron ngrohje qëndrore për mbi 67,000 amvisëri.

Ky problem, i cili mbeti i pazgjidhur për një periudhë të gjatë kohore, e vuri në pikëpyetje fillimin e sezonit të ngrohjes për mbi 67,000 amvisëri në kryeqytet. Megjithëse ky ishte një problem i trashëguar, menaxhmenti i ri i Sh.A NOMAGAS, me mbështetjen e Qeverisë dhe institucioneve të tjera përkatëse, arriti që në një kohë rekord ta menaxhojë situatën e krijuar dhe sot mund të informojmë qytetarët se ky problem është tashmë pjesë e së kaluarës. Në shërbim të qytetarëve!”, ka njoftuar Elmazi.

Related posts

Çfarë i ndodh trurit nëse mendoni më tepër se duhet?!

Gazetamax.mk

Kamerat e kanë incizuar vrasjen në Greqi, nga katër persona prezent target kanë qenë Oki dhe shoku i tij, kanë dëshmuar dy gra

Gazetamax.mk

Niseni ditën me ushtrime

Gazetamax.mk