GazetaMax
Lajme

Drita Beqiri: Bujar Osmani, kandidati për Çairin i cili turpërohet nga BDI-ja dhe nga e kaluara e tij politike

Në Çair, Bujar Osmani sillet sikur po kandidon nga një botë tjetër! Nuk përmend BDI-në, nuk e përdor emrin e partisë që e rriti dhe e mbajti nëpër funksione të ndryshme të pushtetit për mbi 20 vite. Përkundrazi, ai po tenton t’i shesë qytetarëve një imazh të rremë sikur është kandidat i “AKI-së” me qëllim për të maskuar dështimet dhe rrënimin moral të partisë së tij. Pyetja është e thjeshtë, pse po ikën nga përdorimi i emrit BDI, Bujar? Nga çka po fshihesh?

Shkruan, Drita Beqiri

E vërteta është e hidhur, Bujar Osmani nuk do të përmend BDI-në sepse çdo kapitull i karrierës së tij lidhet me premtime të parealizuara, projekte të dështuara dhe zhgënjim publik. Ai është fytyra klasike e “funksionarit të përjetshëm”, gjithmonë diku në krye, gjithmonë me fjalë të mëdha, por asnjëherë me vepra konkrete.

Si ministër i Shëndetësisë gjatë periudhës 2008 – 2011, Bujar Osmani premtoi spitale të reja në Shkup, Tetovë e Kumanovë. Asnjë spital nuk u ndërtua. Banorët e Çairit nuk harrojnë se gjatë çdo vizitë në Qendrën Klinike ishte tmerr dhe poshtërim, derisa Bujar Osmani shëtiste nga një studio televizive, në tjetrën.

Ndërkohë, si zëvendëskryeministër për euro integrime gjatë viteve 2017 – 2020 u dha shpresë shqiptarëve për ndërtimin e 12 kilometrave autostradë në drejtimin Shkup-Bllacë. Premtoi disa herë nisjen e punimeve por edhe sot e kësaj dite kjo rrugë ende është makth i përditshëm dhe një turp i pambyllur i mbi 20 vjetëve pushtet të BDI-së dhe Bujar Osmanit.

Bujar Osmani si ministër i Jashtëm e shiste veten si gardian i demokracisë perëndimore, duke shpallur “VETTINGUN” si kusht për çdo parti. Por ironia e zezë e historisë e goditi LIVE, në mes të fushatës, SHBA e futi në listën e zezë shefin e tij, Artan Grubin. Ky është standardi i BDI-së, ky është turpi që Bujar Osmani përpiqet ta fshehë.

Prandaj sot, në Çair, ai nuk guxon ta thotë me gojë BDI, sepse Bashkimi Demokratik për Integrim është sinonim i korrupsionit, i listave të zeza, i dështimeve dhe i zhgënjimeve që ka nënshkruar me dorën e vet. Bujar Osmani e ka të qartë se çdo banor i Çairit ia di CV-në, fjalë të mëdha, ZERO punë dhe kjo është NJOLLA që nuk shlyhet me fletushkat e tij që është duke i shpërndarë e as me fjalime boshe.

Bujar Osmani nuk është kandidati i Çairit, ai është kandidati i dështimeve të veta. Një politikan që mundohet të shpëtojë duke u fshehur nga emri i partisë së tij, është dëshmi e gjallë se nuk ka as moral, as vizion e as guxim dhe banorët e Çairit e dinë shumë mirë se kush ikë nga e kaluara e vet, nuk ka kurrë të ardhme.

Screenshot 198

Related posts

Rusia shkatërron laboratorin radioaktive në Çernobil

Gazeta Max

Viti 2023 vendimtar për ndryshimet Kushtetuese dhe ecurinë e vendit drejt BE-së!

Gazeta Max

Shaqiri: Nxënësit do të shfrytëzojnë pushimin pranveror nga 29 prilli deri më 5 maj 2024

Gazeta Max