Driton Idrizi nga Gostivari, kandidat për Këshillin e Qytetit të Lubjanës

Driton Idrizi, me origjinë nga Gostivari, është kandidat për Këshillin e Qytetit të Lubjanës në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2026, në listën Ljubljana smo vsi, të udhëhequr nga ish-kryeministri i Sllovenisë, dr. Anton Rop, së bashku me ish-kryetaren e Parlamentit, mag. Urška Klakočar Zupančič.

Në vitin 2011, Dritoni erdhi në Slloveni për të vazhduar studimet master në programin ndërkombëtar International Master in Business and Organisation (IMB), pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Lubjanës.

Programi IMB, sipas renditjes Financial Times Masters in Management 2026, renditet në vendin e 29-të në botë dhe ka qenë pjesë e 100 programeve më të mira në botë për nëntë vite radhazi.

Pas përfundimit të studimeve, Dritoni ndërtoi karrierën në sektorin privat, kryesisht në fushën e zhvillimit të biznesit dhe marketingut ndërkombëtar. Ka udhëhequr departamentin e marketingut në kompaninë Iskra, ndërsa aktualisht është menaxher i marketingut në kompaninë ndërkombëtare UNIMOTION.

Përveç angazhimit profesional, prej shumë vitesh është aktiv në jetën shoqërore dhe në iniciativa për mbështetjen e komuniteteve. Gjatë regjistrimit të popullsisë së Maqedonisë së Veriut në vitin 2021, ka ndihmuar vullnetarisht në mbi 2.000 regjistrime të bashkëkombësve që jetojnë në Slloveni.

Kandidatura e tij për Këshillin e Qytetit të Lubjanës vjen pas shumë vitesh angazhimi profesional dhe shoqëror, me synimin për të kontribuar edhe në vendimmarrjen lokale.

Në fund, Driton Idrizi u bën apel të gjithë shqiptarëve në Slloveni që kanë të drejtë vote, veçanërisht atyre që jetojnë në Lubjanë, që të dielën, më 15 nëntor 2026, të dalin në zgjedhjet lokale dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

Rrethoni numrin 3 dhe shenoni numrin 10 siç duket dhe në foton më poshtë: