GazetaMax
Kuriozitete

Dy klubet e mëdha shprehin interesim për Artetan

Manchester City dhe Barcelona janë klubet e interesuara për Mikel Artetan.
Sipas gazetarit, Graeme Bailey, klubet në fjalë po monitorojnë nga afër situatën e trajnerit spanjoll, transmeton Gazeta Express.
Man City po planifikon të mbajë Pep Guardiolan, por ai ende nuk e ka rinovuar ende kontratën, e cila skadon pas përfundimit të sezonit.
Nëse Guardiola largohet, atëherë klubi duhet të kërkojë një zëvendësues dhe Arteta është përfshirë në planet e “Qytetarëve”.
Ndërkohë, Barcelona e sheh 40-vjeçarin si opsion për të ardhmen, si një zëvendësues i mundshëm i Xavit.
Por, pavarësisht interesimit nga Barcelona dhe Man City, Arteta besohet se momentalisht është i fokusuar te Arsenali.
Skuadra e drejtuar nga ai prin në tabelë me 37 pikë, me 5 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.
Arsenali gjithashtu ka kaluar edhe fazën e grupeve në Ligën e Evropës.
Mikel Arteta me klubin nga Londra ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Related posts

Milan shfrytëzoi mbrëmjen gala të ‘Gran Gala Del Calcio’ për të negociuar rinovimin me Leao

Gazeta Max

Lionel Messi dhuron miliona euro për Turqinë dhe Sirinë

Gazeta Max

Chelsea dhe Manchester City mund të bëjnë shkëmbim spektakolar në verë

Gazeta Max