GazetaMax
SPORT

Dy kushtet e Interit për rikthimin e Lukakut

Interi ka dy kushte që duhet pranuar nëse Romelu Lukaku mendon rikthimin në Seria A.
Në gusht të viti 2021 Lukaku u transferuar nga Interi te Chelsea, por nuk duket aspak i lumtur në ‘Stamford Bridge’.
Belgut ka zhvilluar mjaft ndeshje me ‘Blutë e Londrës’, por ai nuk po arrin të gjejë formën e tij.
Në 39 ndeshje sa ka luajtur gjithsej, ka shënuar vetëm 12 gola dhe ka dhuruar dy asistime.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë kjo ka bërë që ai të mendojë rikthimin te ish-ekipi i tij Inter.
Janë dy kushte që duhet t`i pranojë nëse dëshiron rikthimin në Itali.

Sipas ‘Calciomercato’ Interi do ta transferonte sulmuesin vetëm në formë huazimi, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë kartonin e tij, përcjell lajmi.
Kushti tjetër sipas gazetës italiane është edhe paga e lojtarit.
Ai aktualisht ka një pagë prej 13 deri në 14 milionë euro në sezon, por ‘Nerazzurrët’ mund t`i ofrojnë atij vetëm gjysmën e pagës së tij aktuale.
Nëse lojtari dhe ekipi pranojnë këto dy kushte atëherë rikthimi i Lukakut në Seria A mund të ndodhë.

Related posts

Barca kishte mundësinë të nënshkruante me Gundogan, gjithçka e hapur për verën e ardhshme

e-max

Kalendar “ferri” në prill, Klopp: Nuk jemi kundërshtari ideal për askënd

e-max

UEFA në aksion, pritet t’i dënojë këto skuadra

e-max