GazetaMax
Kuriozitete

Kalendar “ferri” në prill, Klopp: Nuk jemi kundërshtari ideal për askënd

Një gol i Diego Jota 12 minuta përpara fundit të ndeshjes i dha fund ëndrrës së Nottingham Forest dhe i dhuroi Liverpoolit kualifikimin në gjysmëfinalet e FA Cup, aty ku do të përballen me Manchester City

“The Reds” fituan Kupën e Ligës më 27 shkurt, teksa po garojnë edhe për fitimin e titullit kampion (-1 nga City), Champions League (Benfika rivali në çerekfinale) dhe FA Cup.

Kalendari në muajin prill është i mbushur me sfida të zjarrta dhe “finale”, por Jurgen Klopp është gati dhe paralajmëron rivalët. “Kemi Watford, Benfica, City, Benfica, City, United dhe Everton në prill…

Nga këndvështrimi ynë janë të gjitha ndeshje shumë të vështira, por nuk do t’i luajmë të gjithë njëherësh, le t’i marrim një nga një. E dinim që do na priste City në gjysmëfinale të FA Cup.

Duam të kualifikohemi në finale. Ne nuk jemi kundërshtari ideal për askënd, do hasim vështirësi, por duhet të sigurohemi që të jetë e vështirë edhe për kundërshtarët tanë”, deklaroi Klopp.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll…


Your answer:

Correct answer:

You got {{SCORE_CORRECT}} out of {{SCORE_TOTAL}}

Related posts

Rangnick i përgjigjet thashethemeve për punën e trajnerit te Austria

Gazeta Max

BOMBA E MËNGJESIT: Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Gazeta Max

Ushqime thelbësore pas të 40-ave, si të mbani trupin të shëndetshëm dhe plot energji

Gazeta Max