Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, dyshohet se është dërguar nga burgu në spital për një ndërhyrje kirurgjikale.
Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga një sallë operative ka ngritur shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore.
Në postim është etiketuar edhe Spitali Rajonal Memorial Fier, ndërsa deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për arsyet e operacionit apo gjendjen aktuale të reperit.
