GazetaMax
Adrenaline

E ardhmja e Manchester Cityt: Liga Premier, rinovimi i Pep Guardiolas, ardhja e Erling Haaland dhe stadiumi ‘i ri’

Dhe tani çfarë? Tifozët e Man Cityt pyesin veten – pasi edhe këtë vit, nuk e morën atë që e dëshirojnë aq shumë.
Debakli në Santiago Bernabeu nuk dukej, megjithatë, këto pritet të jenë planet e klubit të drejtuar nga spanjollët, Ferran Soriano dhe Txiki Begiristain.
“Jemi të rraskapitur, por të dielën kemi një tjetër finale”, thonë brenda ambienteve të klubit anglez.
Nga sot, fillon një punë e re, për sezonin e ardhshëm, por edhe për pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Fitorja në Ligën Premier
Natyrisht, është objektivi i parë dhe i vetëm i Man Cityt për momentin. “Qytetarët” kanë vetëm një pikë para Liverpoolit kur kanë mbetur edhe katër ndeshje. Rivalët e tyre do të jenë Newcastle (këtë të diel), Wolves, West Ham dhe Aston Villa.
Ndjekësi i tyre, Liverpooli i Jurgen Klopp, do të përballet me këto pengesa: Tottenham (këtë të shtunë), Aston Villa, Southampton dhe Wolves.
Kalimi nga një sezon i mirë në një sezon katastrofik pa asnjë titull mund të varet nga fitimi i Ligës Premier: ata humbën finalen e Community Shield, pastaj edhe në gjysmëfinalet e FA Cup dhe Ligës së Kampionëve, ndërsa në Carabao Cup ata u eliminuan herët nga West Ham.

Rinovimi i Pep
Dukej në rrugën e duhur, të paktën deri para debaklit evropian. Pep nuk duket se varet (aq shumë) nga rezultatet, duke marrë parasysh se nga vjen dhe çfarë ka fituar, në nivel lokalin, me Man Cityn (tre Liga Premier, një FA Cup, katër Carabao dhe dy Community Shield).
Klubi dhe trajneri duket se kanë avancuar mirë për rinovimin edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2025. Kontrata e tij aktuale përfundon në vitin 2023. Ai do të rinovojë, nëse konfirmohet, për të njëjtat vite (dy) siç bëri në vitin 2020, kur kontrata e tij përfundonte në 2021 .. Marrëveshja mund të jetë afër.

Erling Haland
Në Angli të gjithë e marrin të kryer nënshkrimin e Erling Haaland për Man Cityn, atë që ishte klubi i babait të tij, Alf-Inge (2000-03), i cili, meqë ra fjala, u desh të tërhiqej në futbolli pas një dëmtimi të rëndë.
Në fakt, rinovimi i Guardiolës do të lidhej ngushtë me ardhjen e Haaland, si një mjet për të bindur norvegjezin që të shkojë te lideri aktual i Ligës Premier. Në Manchester presin njoftimin zyrtar. Ai do të nënshkruante për pesë vjet dhe do të ishte ylli i madh i skuadrës. Është e vërtetë që Pep nuk e pëlqen këtë lloj numri ‘9’, por në këtë rast mbizotëron forca e klubit dhe ecuria që ka Erling Haaland deri tani.

Zgjerimi i stadiumit Etihad
Stadiumi ‘Cityzen’ është ndërtuar në vitin 2002 dhe aktualisht numëron 55.017 shikues. Tifozët e Cityt nuk janë tepër të zjarrtë, por nëse klubi dëshiron të rritet, ata planifikojnë ta bëjnë këtë përmes një stadiumi më të mirë.

Ideja është që të rritet tribuna veriore dhe të bëhet e barabartë me tribunën jugore, e cila tashmë ishte zgjeruar disa vite më parë. Nuk është zyrtare, por në klub po e mendojnë këtë. 

Related posts

U tha se pritej vetëm zyrtarizimi i tij të Man United, vjen lajmi i papritur për Ten Hag

Gazetamax.mk

Bayern – Lewandowski, ja çka pritet të ndodh sot

Gazetamax.mk

Së shpejti Broja do të sqarojë të ardhmen e tij

Gazetamax.mk