GazetaMax
Lajme

E fundit: Gjykata Apelit i’a heqë Mijallkovit dënimin me burg prej 8 viteve

Shkup, 25 nëntor – Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin për burgim për ish shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov. Mijallkov ishte dënuar me 8 vite burg në rastin “Thesari” por Apeli e ka shfuqizuar këtë vendimme arsyetim se ka mungesa në procedurën dëshmuese, informon Zhurnal.

Apeli ka pranuar ankesat e të akuzuarve në rastin “Thesari”, të deklaruara përmes avokatëve.

Anulimi i dënimeve vlenë edhe për të akuzuarit tjerë Toni Jakimovski, Nebojsha Stajkoviq, Goran Grujevski.

Sipas Apelit, gjykata penale ka bërë “shkelje thelbësore të rregullarve nga ligji për procedurë penale me çka sillet në pikëpyetje gjendja faktike dhe zbatimi i rregullt i kodit penal”.

Mijallkov ishte i dënuar me 8 vite burg, ndërsa Goran Grujevski 15 vite burg. Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski morën dënime me nga 5 vite burg./Zhurnal.mk

.

Related posts

Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës për Luftën e Tretë Botërore

Gazeta Max

Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thirrje prindërve dhe personelit arsimor për kujdes

Gazeta Max

Zjarri në Shkopet vijon të djegë pyjet, flakët zhvendosen mbi digën e HEC-it dhe banesave

Gazeta Max