GazetaMax
Lajme

E fundit/ Shkarkohet drejtori organizativ i Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve

Shkup, 2 Nëntor – Sot është shkarkuar nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi, shkruan Alsat. Ai është shkarkuar nga ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot e shkarkoi nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi. Drejtori Organizativ i kësaj klinike shkarkohet nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën është emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike. Kontrolli është realizuar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor” thuhet në njoftim.

Related posts

Të gjithë po ikin nga Arsovska!? Jep dorëheqje apo shkarkohet sekretari gjeneral i Q. të Shkupit?

Gazeta Max

Vasfije Krasniqi: Ky dokumentarë është dëshmi se e vërteta e Kosovës, dhimbja dhe qëndresa jonë, mund të prekin ndërgjegjen ndërkombëtare

Gazeta Max

VLEN: Bujar Osmani premtoi autostradën Shkup–Bllacë, solli vetëm gënjeshtra

Gazeta Max