GazetaMax
Lajme

E Majta ka dorëzuar propozim çështje të korrigjuar të referendumit tek kryetari i Kuvendit

Shkup, 11 nëntor – Deputeti dhe kryetari i “Të Majtës” Dimitar Apasiev sot në konferencë për shtyp në Kuvend kumtoi se në kërkesë të kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi ka dorëzuar parashtresë me shkrim për harmonizim procedural të propozimin iniciativës fillimisht të paraqitur për shpalljen e referendumit shtesë të obligueshëm, lidhur me propozimin francez.

Ai me vërejtje se një muaj pas dorëzimit të iniciativës, gjegjësisht pas 35 ditëve, më saktë më 28 tetor, e ka marrë më në fund njoftimin nga kryetari i Kuvendit, edhe pse, siç thotë, në procedurë të rregullt kjo do të duhet të zgjasë pesë ditë, dhe se i është referuar dispozitave të papërshtatshme të rregullores.

“Më trajton si deputet dhe më drejtohet sipas neneve 135 dhe 136 si propozues i ligjit, që në këtë rast nuk është ashtu, sepse unë jam në cilësi të personit fizik, propozues i autorizuar si parashtrues i iniciativave civile. Në një rast të tillë relevante janë krejtësisht nene tjera nga Rregullorja dhe ato janë nenet 191 dhe 192. Harron ta citojë nenin më të rëndësishëm, që është neni 24, i cili neve si qytetarë na jep të drejtë të shkaktojmë vendime të cilat janë sjell nga ana e Kuvendit. Në Ligjin për çështje të tjera për të cilat vendos Kuvendi, Xhaferi thotë se ato çështje të tjera nuk mund të jenë konkludime. Dhe si mund të jenë konkludime, sepse pikërisht nën termin çështje të tjera hyjnë edhe konkludimet”, sqaron Apasiev.

Apasiev shton se Xhaferi interpreton se konkludimi është qëndrim i Kuvendit, që, siç vlerëson, është edhe një gabim juridik nga konsulentët e tij juridikë, sepse qëndrimi i Kuvendit sipas Rregullores shprehet me deklaratë dhe jo me konkludim. Si akt i përmbledhur administrativ, ai nuk është kompetent vetë të sjell një konkludim të tillë, gjegjësisht sipas ligjit ai duhet të marrë mendim paraprak nga dy organe punuese amë. Ai është Komisioni ligjvënës-juri dhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, ndërsa këtë ai nuk e bën, nuk është kompetent sepse konkludimin e sjell plenumi, e jo kryetari i Kuvendit.

Related posts

Grabitja në Prishtinë, reagojnë nga Shoqata e Bankave: Sektori bankar po ballafaqohet me numër të lartë të sulmeve të armatosura

Gazetamax.mk

E punësoi, e vrau dhe e hodhi në rrugë lakuriq! Ekzekutimi makabër i Eraldo Nevruzit

Gazetamax.mk

Ahmeti: Rusisë nuk i konvenon një Maqedoni e paqtë, Fronti Europian është e vetmja forcë për t’i bërë ballë

Gazetamax.mk