E quajtën “lopë e balenë”, reagon ashpër Ronela

Date:

Ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Ronela Hajati ndodhet në Spanjë ku do të marrë pjesë në “Barcelona Eurovision Party”.
Këngëtarja është takuar dhe me “rivalen” spanjolle që do të këndojë nëEurovision, Chanel Terrero. Ndërkohë, Ronela ka shprehur me ndjekësit kënaqësinë për mënyrën se si është pritur atje.

Përmes një postimi në Instastory, Ronela ka bërë një krahasim për mënyrën se si është trajtuar në Barcelonë me paragjykimet me të cilat është përballur në Shqipëri. Këngëtarja ironizon mes të tjerash dhe komentet që janë bërë kohët e fundit lidhur me peshën e saj trupore.

“Sot kemi Pre-fest Eurovision në Barcelonë! Në një anë, këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny, të kujdesshëm dhe nga ana tjetër, kemi popullin tim shqiptar suportues që janë të gjithë nutricionistë dhe përveçse për ta jam “lopë”, “balenë”, vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë “një njeri që lexon”…Jam kaq e lumtur që ju kam!!! ju dua shumë!”, shkruan Ronela.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Afrim Gashi: Rritja e shumicës ishte një fiasko e vërtetë

Procesi i rritjes së shumicës, ishte një fiasko e...

Njihuni me Krenarin e super projektit ” Mrena nates”

Ai është artisti i familjes e megjithëse që i...

Shpenzim Beadini: Aktivitetet e fshehta ekonomike përbëjnë një fakt në jetën tonë të përditshme

Vlerësimin për aktivitetet e ekonomisë së fshehtë i konsideroj...