GazetaMax
Lajme

E rëndë në Gjermani, një tren pasagjerësh del nga shinat, disa viktima dhe të plagosur

Disa persona humbën jetën dhe të tjerë u plagosën në Gjermani pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë qytetit Biberach, afër kufirit me Francën. Një fotografi e publikuar në median gjermane tregonte se vagonët kishin dalë nga shinat dhe ishin përmbysur.

Sipas mediave të huaja, rreth 100 persona ndodheshin në tren kur të paktën dy vagona dolën nga shinat në një zonë pyjore rreth orës 18:10 sipas orës lokale.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit duke punuar për të arritur pasagjerët brenda vagonëve të përmbysur.

Ekipet e policisë dhe shpëtimit udhëtuan në distanca të gjata për të mbërritur në vendngjarje dhe prej orës 19:30 janë duke menaxhuar situatën.

Related posts

Gastronomët përballen me vështirësi të shumta

Gazeta Max

Dokument/ Kryetari i komunës së Gazi Babës nga VMRO, do të harxhojë miliona për punësime të përkohshme

Gazeta Max

Me vendim të ministrit Izet Mexhiti mbyllet deponia jo-standarde për mbeturinat në Nikushtak

Gazeta Max