GazetaMax
SPORT

E tepron Ajaxi, kërkon 84 milionë funte për kartonin e Antony

Ajax Amsterdam dëshiron ta mbajë Antony me çdo kusht në skuadër.
Ylli brazilian ishte nga lojtarët që merrte interesimin më të madh në merkato dhe ishte kryesisht skuadra e Man United që lidhej me transferimin e tij.
Megjithatë, lëvizjet e fundit të Ajax mund t’i largojnë ‘Djajtë e Kuq’ përfundimisht nga gara për anësorin.
‘Dailymail’ shkruan se Ajax i ka caktuar lojtarit një çmim prej 84 milionë funteve.
Kjo është një ngritje e madhe e çmimit që duket se bëhet enkas për të larguar nga radarët skuadrën e United.
Nga ‘Old Trafford’ nuk janë gati të paguajnë një çmim kaq të lartë, përkundër dëshirës së Erik ten Hag për ta pasur lojtarin në skuadër.
Mbetet të shihet nëse United do të shqyrtojnë ndonjë alternativë tjetër për krahun e djathtë të sulmit.

Related posts

Bellerin do të mungojë 3 deri në 4 javë

e-max

Liverpool i vihet pas yllit të futbollit

e-max

Grealish: Isha më i lirë tek Aston Villa

e-max