GazetaMax
Lifestyle

E vërteta mbi freskinë: Ja përse çadra e diellit nuk do t’ju mbrojë nga dielli dhe kanceri i lëkurës

Nëse mendoni që jeni të mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit, pasi që jeni ulur nën çadër dielli apo jeni futur nën kurorën e pemëve, gaboni

Edhe në këtë mënyrë trupin tonë mund ta sulmojnë sasi të konsiderueshme të rrezeve ultraviolete.

Kjo ndodh për shkak që rrezatimi i rrezeve infra të kuqe të diellit deri në lëkurën tonë arrin në dy mënyra:

– Drejtpërdrejt, si rrezatim diellor.

– Indirekt, si rrezatim i cili është refuzuar nga sipërfaqja siç janë rëra, betoni, madje edhe xhamat.

Kur ulemi nën çadrën e diellit apo nën tendë, sasia e madhe e rrezeve ultraviolete të cilën e marrim është indirekte. Freskia është gjë e mirë, mirëpo larg nga ajo e përsosura.

Nëse mbështeteni vetëm në këtë, do të befasoheni dukshëm në fund të ditës. Madje edhe kur çadra e diellit të jetë bërë nga materiali i cili 100 për qind mbron nga rrezet ultraviolete, në rastin më të mirë mund ta përgjysmoni sasinë e rrezeve të dëmshme të cilat arrijnë deri te ju.

Kjo ndodh kështu për shkak se çadra e diellit bllokon vetëm direkt rrezet ultraviolete – dhe vetvetiu është efikase sikur kremi me faktorin mbrojtës 2.

Nëse çadra e diellit në plazh është e rrethuar me ujë dhe me rërë, mbrojtja të cilën e ofron është edhe më e ulët, thotë Terry Slevin, drejtor i Organizatës për Mbrojtjen nga kanceri në Washington.

Mirëpo, ekspertët nuk thonë që nuk do të duhej t’i përdornim çadrat e diellit, sepse çfarëdo forme e mbrojtjes është më e mirë se të mos i përdornim.

Related posts

Arti ndez skenën në Itali bashkë me yllin argjentinas, Brenda

Gazetamax.mk

Katër përdorimet çudibërëse të pudrës së bebes

Gazetamax.mk

Xhuli nuk ka të ndalur. Këtë herë konkurente në Dancing with the stars

Gazetamax.mk