GazetaMax
Adrenaline

Edhe një lajm i keq për Milanin/ Edhe De Ketelaere mungon ndaj Chelsit?

Milani do të sfidojë nesër Chelsean në San Siro në Champions League. Pas paraqitjes së shkëlqyer dhe fitores ndaj Juventusit, kuqezinjtë duan të harrojne dhe shlyejne edhe humbjen e rëndë të pësuar në ndeshjen e parë ne Londër.
Sot eshte duke u zhvilluar stërvitja në Milanello. Mungon Charles De Ketelaere, qe ka nje tendosje te lehte muskulore. Belgu ka punuar ne palestër. Në vend të kësaj, Junior Messias po bën disa punë te vecuara dhe personalizuara ne fushe.
Sipas asaj që është mësuar nga MilanLive, një rikuperim i belgut është i mundur tashmë vetem për ndeshjen e radhës të ligës që Milani do të luajë në Verona kundër Hellas.
Le të shpresojmë që De Ketelaere të mungojë vetëm në ndeshjen e Champions League ndaj Chelseat. Në një periudhë plot angazhime dhe tashmë me probleme të ndryshme fizike, Stefano Pioli ka nevojë për sa më shumë elementë.
Me mungesën e playmakerit belg, po shkojmë drejt një konfirmimi të Brahim Diaz si titullar nesër në San Siro. Diaz bëri shumë mirë kundër Juventusit dhe dëshiron të tregojë se nuk ishte thjesht nje nate e rastesishme.
Ai dëshiron të ketë vazhdimësi për sa i përket performancës, diçka që i ka munguar gjithmonë te Milani. Trajneri do te vendose vetem neser ne mengjes formacionin teksa sot do te flase me mediat.

Related posts

Cleveland Cavaliers fiton me rezultat të thellë kundër Miami Heat

Gazetamax.mk

Barazimi i Milanit me Torinon, Pioli vjen me këtë paralajmërim

Gazetamax.mk

Edhe pak ditë për të shkund arenën e boksit, Sefer Seferi bën përgatitjet e fundit

Gazetamax.mk