Pas javësh spekulimesh dhe interpretimeve nga publiku, Edi ka vendosur të flasë hapur për dinamikën e tij me Dolcen gjatë eksperiencës në Big Brother, duke e cilësuar gjithçka si pjesë të lojës dhe jo si histori ndjenjash.
“E kam njohur para Big Brother-it,” thotë ai pa hezitim. “Po mendon që jam dashuruar në të?” shton me ironi, duke theksuar se mes tyre nuk ka pasur as dashni, as ndjenja. Sipas Edit, lidhja e krijuar në shtëpi ka qenë thjesht një marrëveshje e heshtur për të luajtur brenda formatit.
Ai ndalet edhe te momentet emocionale që ndezën debat në rrjete sociale. “Edhe lotët kanë qenë lojë,” pranon Edi, duke shtuar se në jetën e përditshme është “shumë i ftohtë” emocionalisht. Për të, reagimet e forta kanë qenë strategji — dhe funksionuan. “Nëse publiku e ka marrë ashtu, i bie që e paskam bërë lojën mirë,” thekson ai.
Deklarata vjen si një sqarim i prerë për të mbyllur kapitullin e aludimeve romantike, ndërsa Edi lë të kuptohet se në një format ku gjithçka vëzhgohet, performanca dhe perceptimi janë po aq të rëndësishme sa realiteti.
