GazetaMax
LAJME

Editorial: ASH, drejtë një reforme të thellë, apo fundosje! / Edhe Alternativa ka përçarjet e veta!

Shkup, 13 shtator – Pas largimit të Zijadin selës nga kreu i Alencës për Shqiptarët, këtë parti e kanë kapur dridhjet e marrjes së përgjegjësive. Së fundmi, deputetja Ilire Dauti ka njoftuar se jep dorëheqje nga pozita e koordinatores së grupit parlamentar për shkak të rezultateve tepër të dobëta për Këshillin e Tetovës, duke qenë edhe deputete e kësaj zone. Por, pyetja që po shtrohet është se a po shkon kjo parti drejt një reforme të thellë, apo po shkon drejt shkatërrimit!

Zijadin Sela nuk kishte pse të jepte dorëheqje për shkak të zgjedhjeve lokale në Tetovë!

Vrulli me të cilën doli në skenë Zijadin Sela me bashkëpartiakët e tij, për një moment u duk se do të jetë partia lidere e çështjeve kombëtare shqiptare dhe pas 20 viteve pushtet, do ta çojnë BDI-në në opozitë. Por, euforisë i erdhi fundi shumë shpejt, edhe atë duke marrë “dush të ftohtë” në zgjedhje lokale.

Shikuar në prizmin politik, Zijadin Sela nuk kishte pse të jepte dorëheqje për shkak të zgjedhjeve lokale në Tetovë. Biles kjo dorëheqje për shumëkënd ishte absurde, sepse të parët që duhej të jepnin dorëheqje duhej të ishin kryetarët e degëve në Tetovë, nënkryetarë, këshilltarë komunal, por edhe deputetë të kësaj zone, të cilët duhet të bartnin përgjegjësitë më të mëdha. Por, Selës siç duket i erdhi “tek hunda” me stërkëmbëzat e vazhdueshme që i bëheshin në parti, e sidomos lufta e hapur që i bënte PDSH-ja në Tetovë, duke i kthyer sërish në bazë disa të larguarit e saj. Edhe pse shumë anëtarë të ASH-së, publikisht nuk u deklaruan se kalojnë në PDSH, por qëndruan të heshtur dhe pa asnjë përpjekje për të dalë sërish fitimtarë. Me këtë u munduan t’i japin leksion edhe Selës, i cili në momentet kur duhej të jepte dorëheqje nuk e bëri një gjë të tillë, kurse tani edhe pse e bëri nuk është se kishte presion të madh të dilte me këtë konkluzion.

Megjithatë, vendimi i tij duhet respektuar dhe duhet të mbetet mësim për çdo lider partie, se kur t’i humbësh zgjedhjet, duhet të largohesh nga pozita që ke, sepse populli nuk është ai që të besoi sërish.

Por, largimi i Selës duket se ka shtuar debatet e ashpërta në parti se kush është përgjegjës për situatën aktuale në të cilën po katandiset partia. Grupet e caktuara e drejtojnë gishtin mbi grupet tjera rivale të partisë, dhe kjo ka bërë që edhe ilire Dauti, të dalë publikisht e të thotë se mban një lloj përgjegjësie, edhe pse duhej që në ditën e parë të rezultatit të zgjedhjeve të thoshte këtë deklaratë.

Lëkundjet e njëpasnjëshme kanë dhënë alarmin se diçka nuk shkon mirë brenda partisë. Si kandidat më serioz për të marrë kreun e partisë është Arben Taravari, kryetar aktual i komunës së Gostivarit. Por a do të ndodhë kjo, pritet të shihet shpejt, sepse lufta e “rrahjes gjoksit” brenda partisë ka filluar që moti.

E nga thënia se “më lehtë bën bashkë një thes me pleshta, se dy shqiptarë” duket se punët po shkojnë më vështirë se që pritej në ASH dhe frika është gjithmonë se a do të dinë shqiptarët të gjejnë zgjidhje në momentet më të vështira. Historia ka treguar se rrallëherë partitë kanë ditë të riorganizohen e të dalin në skenë sërish, prandaj frika nga fundosja dhe thellimi i përçarjeve mund të çojë në rezultatin fatal. Dorëheqje të tjera do të priten edhe në vazhdim, sepse anëtarësia kërkon të ktheje vrullin e votuesve që dikur e ngritën ASH-në, por këtij vrulli duhet t’i prijë një lider që e nxit masën. A e ka këtë ASH-ja pas largimit të Selës, pritet të shihet!

A do të ndëshkohet Alternativa nga loja njëherë në pushtet, një herë në opozitë!

Edhe partia tjetër Alternativa, që dikur ishte pjesë e opozitës, e tani pjesë e pushtetit ka pësuar dridhjet e saja. Një nga deputetët më të zëshëm, Skender Rexhepi – Zejdi po funksionon si deputet i pavarur dhe kjo tregoi se brenda partisë nuk është puna “lule e mjaltë”. Anëtarësia ka përçarjet e veta, por ende të gjallë këtë parti e mban qëndrimi në pushtet, ku u kënaqen apetitet e atyre që më së shumti kishin sakrifikuar. Por, në rast të zgjedhjeve të ardhshme, Alternativa nuk do ta ketë të lehtë të menaxhojë votuesit e saj. Shumë nga këta votues ishin opozitarë të përhershëm që në asnjë mënyrë nuk donin të bëhen pjesë e një qeverisje me BDI-në dhe këta votues në të ardhmen priten ta dënojnë Alternativën. Pushteti sa është i mirë për të përforcuar pozitën e partisë, është edhe po aq i rrezikshëm, duke i harxhuar partitë, sepse mos realizimi i kërkesave të votuesve i bën partitë të humbin kredibilitetin.

Në zgjedhjet e ardhshme, duket se fokusi kryesor i Alternativës do të jetë të çojë inatin deri në fund me Besën e Bilall Kasamit dhe kjo do t’i bëjë ata më të heshtur me kritika ndaj BDI-së. Biles, kjo luftë për shkatërrimin e “Besës” do të mund që të prodhojë një koalicion me BDI-në ose nëse nuk ndodh kjo publikisht, atëherë do të ketë përkrahje në heshtje ndaj njëra tjetrës. Sigurisht se kjo do ta dënojë Alternativën dhe do t’ia humb krahun e atyre që janë opozitarë të vendosur, por do të afrojë ata votues të interesit, e që kanë mbetur jashtë Aleancës për Shqiptarët dhe jashtë partive tjera.

Krejt në fund, të gjitha përçarjet e opozitës, stërkëmbëzat e njëpasnjëshme ndaj njëra tjetrës dhe mospasja e një koordinimi të mirëfilltë, shkon vetëm në dobi të BDI-së, e cila me katandisjen e opozitës, sërish mund të kthehet në numrin e 20 deputetëve. Dështimi i çdo opozite nuk është i shëndoshë për një shoqëri demokratike, prandaj konsolidimi i tyre e bën edhe BDI-në më vigjilente ndaj gabimeve, por edhe votuesit i jep alternativa për të votuar më të mirët.

Related posts

Rexhepi-Zejd: BDI mbetet faktor primar në skenën politike, vetëm Fronti Europian garanton ardhmëri europiane

e-max

Humanisiti Halil Kastrati nuk ndalet, nis edhe 8 shtëpi të reja

e-max

Kovaçevski: Është reale të hyjmë në BE në vitin 2030

Paraburgim për gjashtë policë nga aksioni në Tabanoc

e-max

Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Suedisë, Ami Larson Xhein

e-max

Anjë konkluzion nga takimi i liderëve

e-max