GazetaMax
Lajme

Editorial / Bashkimi bën fuqinë – duke ndihmuar njëri tjetrin do të tejkalohet edhe ky dimër i egër!

Shkruan, Agjencia Zhurnal.mk

Shkup, 20 shtator – Samiti i famshëm i Brdo Brionit që u mbajt javën e kaluar në Slloveni edhe njëherë ka vënë në shënjestër nevojën për bashkëpunim të ngushtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndër temat kryesore ishte sigurimi i energjisë së mjaftueshme për tejkalimin e dimrit, liberalizimin e vizve për Kosovën, agresioni rus kundër Ukrainës dhe integrimi sa më i shpejtë i rajonit në Bashkimin Evropian.

Kriza energjetike, shqetësim kryesor i diplomatëve në Brdo-Brioni!

Kriza energjetike dhe ekonomike po troket gjithnjë e më shumë në derë, ndaj shumica e vendeve kanë filluar të rinovojnë aleancat e vjetra, por edhe të bashkohen përmes iniciativave të tjera të ndryshme, me të vetmin qëllim për të përballuar më lehtë pasojat e krizave, të cilat, sipas vlerësimeve të analistëve ekonomikë, do të jenë më të mëdhatë në historinë e njerëzimit.

Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia si pjesë e Grupit të Vishegradit kanë njoftuar bashkëpunim të zgjeruar në planin për t’u përballur me krizën energjetike, në mënyrë që ata së bashku të sigurojnë një furnizim të pandërprerë me energji për qytetarët e tyre, pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme politike për shumë çështje të caktuara.

Bashkëpunimi energjetik u njoftua edhe nga Franca dhe Gjermania, si dhe shumica e vendeve skandinave, të cilat janë prekur nga ndërprerja e furnizimeve të gazit rus.

Edhe vendet e Ballkanit Perëndimor diskutuan dhe u morrën vesht se pa ndihmë dhe veprim të përbashkët, asnjë vend nga rajoni nuk mund ta kapërcejë krizën energjetike. Vendet më të vogla nuk kanë para të mjaftueshme për të blerë energji elektrike të shtrenjtë në baza ditore dhe se kjo do t’i shkatërrojë ekonomitë e tyre të brishta.

Maqedonia e Veriut është gjithashtu e prekur fuqishëm nga çmimet e larta të energjisë elektrike dhe tashmë po punon për lidhjen rajonale me vendet fqinje, si një formë e trajtimit më të lehtë të krizës, fillimisht përmes nismës Ballkani i Hapur, por edhe përmes bashkëpunimit më të ngushtë energjetik me Greqinë dhe Bullgarinë. Metrat e parë kub të gazit nga interkonektori në Greqi pritet të mbërrijnë në vend më së voni në mesin e vitit 2024, ndërsa furnizimi i energjisë elektrike nga tetori deri në mars është rënë dakord me Bullgarinë.

Integrim sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për qasje sa më parë në mekanizmat e BE-së, si mbështetje për përballimin e krizës së ardhshme energjetike sepse kriza ekonomike dhe sociale mund të shkaktojë një krizë politike shumëvjeçare. Për këto arsye nevojitet zgjerim i bashkëpunimit dhe dialogut me qëllim që të zbuten pasojat e luftës në Ukrainë.

Të gjitha vendet duhet të kyçen në asociacionin rajonal për t’u përballur me krizën energjetike, por që tani të gjithë vendet duhet t’i qasemi ndërtimit të kapaciteteve vendore energjetike, sepse secili vend do të kërkojë në radhë të parë të zhvillojë infrastrukturën e vet energjetike. Prandaj është më e rëndësishme që paratë evropiane të investohen në ndërtimin e objekteve të tilla në të gjithë vendin, në vend që paratë të shpenzohen çdo ditë për të blerë energji elektrike të shtrenjtë.

Bashkimi bën fuqinë!

Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Serbinë kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa Bosnje e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat deri në fund të vitit 2022.

Pahor tha se me udhëheqësit e vendeve të rajonit është rënë dakord që bisedimet të jenë mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Përkundër këtyre kërkesave, meesazhi kryesor që doli nga ky Samit ishte bashkimi si asnjëherë më parë i të gjitha vendeve të rajonit. Në Ballkan ka shumë gjëra që i ndajnë popujt, por më e rëndësishme është që në këto momente krize dhe rreziku për rajonin, duhet të gjithë të qëndrojnë të bashkuar si asnjëherë më parë. Të mbrojnë interesat e njëra tjetrës dhe t’i dalin në ndihmë dhe përkrahje çdonjërit që ka nevojë. Dikush ka thëngjillin, dikush ka ujin, dikush ka infrastrukturën, e dikush tjetër teknologjinë. Të gjitha këta shtete me këto cilësi, kur të jenë të bashkuar, do të tejkalojnë me sukses çdo krizë dhe kërcënim që u shkaktohet. Me rëndësi është që mos të vendosim kufi, por të hapim rrugë të bashkëpunimit në çdo sferë të jetës.// Zhurnal.mk

Related posts

Dibra e Peshkopia me 6 paketa të përbashkëta turistike

Gazetamax.mk

Gërkovska: Sistemi gjyqësor është hallka më e dobët në luftën kundër korrupsionit

Gazetamax.mk

Rrëmbehet një e mitur në Drenas, dy burra e futën me forcë në veturë

Gazetamax.mk