GazetaMax
LAJME

Editorial / “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, zotime plotë, punë pak-hiq!

Shkup, 22 janar – Partitë Politike në Fushatat zgjedhore gjithmonë para qytetarëve, kanë dhënë zotimet më kryesore të tyre për realizimin e projekteve të ujit të pijshëm dhe kanalizimet, e që të njëjtat premtohen për 30 vite, por që të cilat nuk po gjejnë zgjidhje, ndonëse jetojmë në shekullin XXI, gjithashtu është ironike që një vend që aspiron BE-në, ende flet për çështje bazë si uji i pijshëm dhe trajtimi ujërave fekale.

Ndryshimi i sistemit nga ai komunist në demokratik, solli shumë shpresa për qytetarët, se tani gjërat do të ndryshonin për të mirë, ku do të ketë mundësi më të madhe zhvillimi që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve, shkruan Zurnal.

Këtë besim në fillimet e pluralizmit e përforconin edhe premtimet dhe zotimet e udhëheqësve dhe partive politike, se Maqedonia e Veriut do të bëhet “parajsa” mbi tokë, apo që për një kohë të shkurtër do të arrijmë nivelin e zhvillimit të vendeve të Evropës Perëndimore, zotime që ishin shumë të bukura për tu dëgjuar, por se sa do të realizoheshin do ta tregonte koha.

Që nga fillesat e pluralizmit e deri më tani kanë kaluar 30 vite, që nënkupton më shumë se çerek shekulli, por që disa gjëra vazhdojnë që të mbeten të njejta, që është mungesa e ujit për pije dhe trajtimi i ujërave të zeza, e që premtimet për të cilin nuk kanë rreshtuar nga partitë politike për tre dekada.

Të dhënat e Entit Statistikor tregojnë se në vitin 2020 66.6 % të ujërave të zeza në Maqedoninë e Veriut nuk ishin trajtuar, ndërsa vetëm 33.4 % ishin trajtuar, e kjo është një shifër e frikshme pasi shumica e territorit të vendit tonë nuk ka sistem për trajtimin e tyre. Ndërsa sa i përket furnizimit me ujë, shifra zyrtare nuk ka, por besohet se rreth 45 % e fshatrave në Maqedoninë e Veriut kanë probleme me furnizim, por edhe qytetet vuajnë nga një problematikë e tillë, shkruan Zhurnal.

Kjo e dhënë është shqetësuese dhe në të njëjtën kohë tragjiko-komike të flasësh për ujësjellës dhe kanalizime në shekullin XXI dhe në vitin 2022/23, kur bota këto çështje i ka zgjidhur shumë kohë më parë, e tregon se sa larg tyre ne jemi dhe sa kohë do të na duhet që të afrohemi sado pak në nivelin e zhvillimit që kanë arritur ata.

Të premtohen këto gjëra nga paritë opozitare që nuk kanë qenë në pushtet është diçka e “arsyeshme”, por që e njëjta të bëhet nga një parti e cila ka qenë në pushtet për gati 20 vjet, e qe të njëjtat i ka premtuar në çdo cikël zgjedhor është e turpshme dhe fyerje për inteligjencën e qytetarëve, shkruan Zhurnal.

Ndoshta kjo është një “strategji” të cilën e përdorin partitë politike në vendin tonë, qëllimi i së cilës është ta kufizojë dhe përqendroj kërkesën e qytetarëve tanë në shekullin 21 në ujësjellës dhe kanalizime dhe ti lënë anash apo edhe ti mënjanojnë kërkesat tjera që imponon epoka në të cilën po jetojmë, pasi në rast se ata nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat më elementare si munden ti plotësojnë ato që “imponon” mileniumi i dytë.

Është guxim i tepërt apo edhe “injorancë” të pretendohet se Maqedonia e Veriut është e gatshme për të filluar negociatat apo edhe për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, kur më shumë se gjysma e ujërave të zeza nuk trajtohen dhe gati gjysmën e popullatës e ke pa uj të pijshëm. Të hysh me këtë bilanc në një Union ku gjendet shtete më të zhvilluara të botës është e turpshme dhe në të njëjtën kohë fyerje ndaj vlerave dhe standardeve që ka vendos BE.

Për ta zgjidhur çështjen e ujësjellësve dhe kanalizimeve Maqedonisë së Veriut i duhen rreth 1.7 miliard euro, që është një shifër shumë e lartë, dhe në të njëjtën kohë kjo sjellë shqetësim, pasi qytetarët e vendit tonë do të vuajnë edhe një kohë të gjatë mungesën e tyre, pasi shteti ynë nuk është në gjendja ta përballoj një shumë të tillë. Gjithashtu kjo nënkupton se partitë politike do të vazhdoj ë që ujësjellësin dhe kanalizimin ti kenë as nën mëngë për ti shfrytëzuar ato në çdo fushatë zgjedhore, shkruan Zhurnal.

Ta mbash popullin të ngujuar brenda “grilave” të ujit dhe kanalizimit në shekullin e XXI, është pos komike edhe tragjike, e kjo të bënë të humbasësh çdo shpresë se një ditë Maqedonia e Veriut do të bëhet si gjithë Evropa, e kjo gjë vetëm sa do ta rrisë eksodin drejt vendeve që vërtetë janë EVROPË.///Zhurnal.mk

Related posts

Përmbaruesit arkëtojnë më shumë se 63 milionë euro në gjashtë muaj

e-max

“Goce Delçev” riktheu tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

e-max

Janë mbledhur 260,000 euro për të prekurit në Turqi dhe Siri

Gripi i shpendëve, zëvendësministrja Gjeçi: Vijon asgjësimi i pulave të infektuara

e-max

Spasovski në Takimin e 17-të rajonal të rrjetit të ekspertëve për armë zjarri në Evropën Juglindore-SIFEN

e-max

Osmani: Kryesia e zgjedhur është inkluzive në të gjitha bazat

e-max