GazetaMax
LAJME

“Goce Delçev” riktheu tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Shkup, 6 shkurt – Tensionet Shkup – Sofje ditëve të fundit veçse janë përshkallëzuar edhe më shumë, deri në atë masë që nuk mungoi as largimin e ambasadorit bullgar nga Maqedonia e Veriut. Përderisa gjithçka shkonte mbarë, dhe pritej të siguroheshin numrat e nevojshëm të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për t’i bërë ndryshimet Kushtetuese që edhe thuhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues. Ndodhi ajo që më pak pritej kthimi në pikën zero, vetoja bullgare ishte ajo që kishte bllokuar vendin me vite të tëra për integrim në BE, por ja që sërish po flitet për një rikthim të mundshëm. Tensionet filluar pas sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikovit – përfaqësues i një klubi bullgar në qytetin e Ohrit. Por, nuk është vetëm ky rast që ka ndikuar në rikthimin e tensioneve mes dy shteteve fqinjë, sepse historiku i këtij tensionimi qendrën e ka në figurat historike, si ajo e Goce Delçevit për identitetin e të cilit po zhvillohet kjo “betejë”. Para dy ditësh është shënuar përvjetori i revolucionarit Goce Delçev, një figurë historike që është në qendër të tensioneve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë. Ekipet policore janë parë në secilin prej udhëkryqeve të rëndësishme të kryeqytetit në afërsi të kishës ku gjendet varri i Goce Delçevit. Ceremonitë në kryeqytet kanë kaluar pa telashe, ardhja e qytetarëve bullgarë është shoqëruar me probleme procedurale. Sistemi i kontrollit në pikën kufitare Deve Bair për disa orë ka qenë jashtë funksionit duke shkaktuar radhë të gjata, shkruan Zhurnal.

Goce Dellçev “mollë sherri” mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë-

Maqedonia e Veriut dhe Bullgari si shtete fqinjë kanë ende të hapur kontestin historik, ku diskutohen figurat historike, identiteti, gjuha maqedonase, mbase thuhej që përmes propozimit francez ky kontest është mbyllur, por tani realiteti faktik po e dëshmon të kundërtën. Në këtë kontest është folur edhe për figurën e Goce Dellçevit, figurë e cila shpesh ka qenë “mollë sherri” për krerët e këtyre dy shteteve, dhe po vazhdon të mbetet njësojë. Kërkesa e Bullgarisë që Goce Dellçev të njihet si bullgar është e papranueshme për palën maqedonase.

Ditëve të fundit është shënuar edhe 120 vjetori i lindjes së tij që konsiderohet si datë përkujtimore të figurës së tij dhe kontributit të madh, por për këtë ceromintë organizohen në vendin ku qëndrojnë edhe eshtrat e tij, në Shkup. E për këtë ka pasur interesim të madh për pjesëmarrje nga qytetarët bullgar që u përballën me probleme në pikat kufitare në Maqedoninë e Veriut, për shkak të rënies së sistemit.

Por, edhe përkundër paralajmërive të presidentit, Stevo Pendarovski, pas mbajtjes së mbëedhjes me Këshill e Sigurisë së shtetit konstatoi që ditën që do të shënohet përkujtimi i Delçevit ekzistojnë mundësitë për destabilizim të situatës. E për këtë policia e vendit bëri një regjim të veçantë me kontrolle të jashtëzakonshme, nga toka dhe qielli dhe për fat të mirë përfundoi gjithçka pa incidente.

Kush është Goce Delçev?

Georgi Nikolov Delçev  (4 shkurt 1872 – 4 maj 1903) ishte një figurë e rëndësishme revolucionare Bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe Trakën e sunduar Osmane në fillim të shekullit të 20-të. Ai ishte udhëheqësi më i shquar i asaj që sot njihet si Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase (IMRO), një organizatë paraushtarake aktive në territoret osmane në Ballkan, në fund të shekullit 19 dhe fillimit të shekullit të 20-të.

I lindur në Kilkis, pastaj në Vilajetin e Salanikut të Perandorisë Osmane, në rininë e tij u frymëzua nga idealet e revolucionarëve Bullgarë si Vasil Levski dhe Hristo Botev, i cili parashikoi krijimin e një Republike Bullgare të barazisë etnike dhe fetare, si pjesë e një Federate Ballkanike të imagjinuar. Delçevi përfundoi shkollën e mesme në Shkollën e Lartë Bullgare të Selanikut dhe hyri në Sofje në Shkollën Ushtarake të Lartmadhërisë së Tij, por u largua nga atje, për shkak të bindjeve të tij të majta politike. Pastaj ai u kthye në Maqedoninë Osmane si një mësues i gjuhës Bullgare dhe menjëherë u bë një aktivist i lëvizjes revolucionare të sapo gjetur, në vitin 1894. E për këtë tani ka keqkuptime e mos pajtime për sa i përket identitetin  e tij.

Tensionet Maqedoni e Veriut – Bullgari kanë një histori të gjatë-

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, dy shtete fqinje, kanë një të kaluar me ngritje dhe rënie në marrëdhëniet e tyre, që nga periudha para Luftës së Dytë Botërore. Sofja në vazhdimësi e ka kontestuar identitetin, gjuhën dhe të kaluarën historike të maqedonasve duke pretenduar se ato kanë “rrënjë bullgare”, por maqedonasit thonë se kanë identitetin e tyre kombëtar, të njohur ndërkombëtarisht, që nga periudha e ish-Jugosllavisë, dhe të konfirmuar me shpalljen e pavarësisë nga shteti komunist në vitin 1991. Raportet ndërmjet dy vendeve janë përcjellë me tensione gjatë periudhave të ndryshme.

Për herë të parë në vitin 2017 dy shtetet arrijnë një marrëveshje për fqinjësi të mirë. Por, kjo marrëveshje, në vend të afrimit thelloi ndarjet mes dy vendeve, kryesisht lidhur me dallimet e tyre për të kaluarën historike. Dy vite më vonë, në vitin 2019 Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veton për hapjen e negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut duke e kushtëzuar heqjen e saj me një marrëveshje të re për gjuhën, identitetin, historinë dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoni të Veriut.

Vitin e kaluar, më 2022 hapet klubi bullgar në Manastir me emrin “Vanço Mihajllov” me praninë e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov. Kjo nxiti reagime të shumta në Shkup, pasi Vanço Mihajllov konsiderohet një figurë nga e kaluara që luftonte për bashkimin e tokave bullgare që përfshinin edhe Maqedoninë e Veriut.

Po në të njëjtin vit, Maqedonia e Veriut pranon atë që njihet si “propozim francez”, apo marrëveshjen me Bullgarinë që parasheh përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën maqedonase. Sofja heq veton ndaj Shkupit, me çka RMV-së i hapet rruga për hapje të negociatave me BE-në. Por, disa muaj më vonë, në tetor të vitit 2022 në qytetin e Ohrit hapet klubi i dytë bullgar “Car Borisi i Tretë”. Tensionet mes dy vendeve sërish rriten pasi Borisi i Tretë, sipas maqedonasve, ishte një perandor bullgar që mohonte identitetin dhe shtetin maqedonas.

Me çka Maqedonia e Veriut detyrohet që në Kuvend të merret vendim për ndryshimin e ligjit, me të cilin ua ndalon shoqatave dhe partive të mbajnë emra fashistë, siç konsiderohen t’i kenë dy klubet bullgare. Gjitha këto ngjarje mbeten në vitin e kaluar me shpresë që viti që vjen do të jetë një vit i stabilizimit të marrëdhënieve dhe qetësimit të tensioneve, por ndodhi e kundërta tensionet veçse u përshkallëzuan edhe më shumë.

Ku në janar të këtij viti, disa shtetas bullgarë të udhëhequr nga eurodeputeti Angel Xhambaski marrin pjesë në një manifestim në Shkup, ku u dëgjuan deklarata anti-maqedonase si “Maqedonia është tokë bullgare”.

E ndaj këtyre deklaratave nuk kanë qëndruar të heshtur institucionet përgjegjëse, dhe me reagim të menjëhershëm kanë dalë nga MPJ, të cilët i kanë cilësuar këto deklarata si “provokim i rëndë” që rrënojnë përpjekjet për përmirësimin e raporteve mes dy shteteve.

Në kohën kur po vazhdon lufta në Ukrainë dhe po shihen përpjekjet e Rusisë për zgjerim të konfliktit dhe ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet kujdes maksimal për mbrojtje nga një cenim i paqes, e kjo mund të bëhet vetëm në harmonizim me politikat e BE-së, SHBA-së. Prandaj, tani në këtë fazë është shumë e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet fqinjësore me Bullgarinë që kanë qenë edhe pengesa kryesore ndër vite që bllokonte Maqedoninë e Veriut drejtë anëtarësimit në BE. Tani kur kjo bllokadë është hequr, dhe RMV është kushtëzuar për të bërë ndryshimet Kushtetuese që pakicat bullgare të futen si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit, kjo sipas propozimit francez që kanë pranuar dyja shtet. Dhe, tani prishja e marrëdhënieve prish punën e arritur deri më tani. /Zhurnal.mk

Related posts

Padi penale kundër 32 vjeçarit nga Studeniçani, i punësuar në Drejtorinë e Librave Amë

e-max

UNSHM apelon për zgjidhjen e problemit me mungesën e librave

e-max

Oxhaklieska: Fokusi duhet të na jetë në ndërmarrjen e masave parandaluese për mbrojtje nga katastrofat natyrore

Modeli i ri i subvencionimit në bujqësi para Qeverisë

e-max

Jahjaga tregon nëse do të formojë parti politike

e-max

Thaçi: Qëllimi i VMRO DPMNE-së është të mos krijojë koalicion me BDI-në, e cila është potenciali i vërtetë i fuqisë politike shqiptare

e-max