GazetaMax
LIFESTYLE

EFEM tregon se çka e bën me të veçantë se kolegët e tij

2020-ta ka qenë viti më me fat për Festim Mehmetin, i cili për audiencën e gjerë njihet më shumë me emrin artistik EFEM, me projektin e ti ‘Panamera’, ku arriti vendin e 18-të,në toplista.

24-vjeçari, i cili vendosi ta sprovojë veten në rrugën drejt muzikës, për afro 5 vitesh ka qëndruar në front me projekte ne zhandre te ndryshme si Hip Hop Rap Solo Drill..

Si për çdo të ri që sfidon veten në një profesion, krijuesi i hitit (“I Pari’) në të cilin projekt u inspiruan shumë artistë të estradës shqiptare tashmë shumë të njohur për publikun, rruga deri te suksesi nuk ishte edhe aq e lehtë.

“Planet e mia për vitin 2022 ku së bashku me menaxhmentin tim te efem records kemi planifikuar një vit të ngarkuar me projekte dhe shumë surpriza të tjera” u përgjigj ai për Syrin.

Cili është mesazhi për publikun?

“Mesazhi im për publikun është punoni fort pa u ndalur sepse pas çdo vështirësie vjen lehtësimi dhe gjithmonë dëgjojeni veten tuaj, mos u ndikoni nga mendimet negative të njerëzve” tha ai.

Me apo pa miratimin e të tjerëve, EFEM veçse është ngritur dhe ka zënë një vend të veçantë në estradë.

Në një intervistë ekskluzive për Syrin, ai si rrallëherë ka rrëfyer për fillimet e karrierës, përkrahjen që ia bëri estrada e po ashtu edhe për kohën e pandemisë.

Gjithashtu, artisti ka përçuar një mesazh shumë domethënës për të rinjtë dhe për të gjithë ata që kanë ëndrra, por që hezitojnë për të ndërmarrë hapin.

“Jam pothuajse që 7  vite në tregun shqiptar, për këtë kohë në përgjithësi i kam kaluar me sukses ndonjëherë me vështirësi, kam pasur edhe pengesa por me kalimin e kohës i kam kaluar ato probleme me suksese dhe gjithashtu me mbështetje të njerëzve të mi të afërt” theksoi ai.

Çfarë e bën EFEM të veçohet nga artistët e tjerë dhe si janë raportet e juaja me kolegët?

“Mua më bën të veçantë lloji i muzikës time, performanca dhe aftësia për tekste dhe stili që kam” përgjigjet artisti.

A keni pasur mbështetje nga estradta shqiptare në përgjithësi ?

“Nuk kam kërkuar suport nga asnjëri nga estrada, ndoshta sepse ne i kemi të gjitha çka i përket muzikës,  kemi produksionin me kualitet më të lartë në Geneve produksioni ynë, Efem Records është po ashtu i njohur nga shumë producentë me famë botërore me të cilët kemi pasur bashkëpunime në disa projekte me Mixe&master dhe sa i përket suportit, nuk kam kërkuar  as support as bashkëpunime” shpjegoi këngëtari.

Po ju, a keni pasur kërkesa për bashkëpunime nga artistët tjerë?

“Po, kam pasur kërkesa për bashkpunime, i falënderoj dhe respektoj të gjithë ata që kanë dashur të bëjnë bashkëpunime, por, deri tani nuk e kam parë të arsyshme e me vonë do ta shofim” tha ai.

Image

Related posts

Ky frut ju ndihmon kundër pagjumësisë

e-max

Pesë gjëra që gjithmonë duhet t’i mbani sekret

e-max

Flokët mund të zbulojnë a do të pësoni infarkt

e-max